Për të mbështetur hartimin e programeve të kursseve të unifikura, të formimit profesional, Agjencia Kombëtare e AFP dhe Kualifikimeve kërkon:
- Bashkëpunëtorë për hartimin e një programi kursi të unifikuar:
- Program i kursit të unifikuar “Picajol”.
- Kërkesat për hartuesit/rishikuesit e Programeve të Kurseve të Unifikuara të FP:
- Kërkesa të përgjithshme për hartuesit/rishikuesit e programeve të kurseve të unifikuara:
- Të kenë përvojë si mësimdhënës/instruktor në kurset e formimit profesional ose në arsimin e mesëm profesional;
- Të kenë përvojë pune në fushën përkatëse;
- Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup;
- Të kenë aftësi për të përdorur literaturë në gjuhë të huaj;
- Të përdorin kompjuterin.
- Kërkesa të veçanta për hartuesit/rishikuesit e programeve të kurseve të unifikuara:
- Të kenë mbaruar arsimin e lartë në drejtimin përkatës ose shkollën e mesme profesionale në fushën përkatëse;
- Të kenë përvojë në hartimin e kurrikulave/programeve të kurseve;
- Të kenë jo më pak se 3 vjet përvojë si mësimdhënës/instruktor në drejtimin/profilin përkatës;
- Të kenë jo më pak se 3 vjet përvojë pune në profesionin përkatës
- Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
- Kërkesë për Aplikim;
- CV;
- Fotokopje e Diplomës së shkollës së lartë ose të mesme profesionale;
- Fotokopje të certifikatave të kualifikimeve në fushën përkatëse
- Kopje të dokumentacionit që vërteton vitet e punës si mësimdhënës dhe/ose në punë, në fushën/drejtimin/profilin përkatës.