Këshilli Evropian hapi negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë në vitin 2020 dhe Komisioni Evropian miratoi paketën e zgjerimit në të njëjtin vit. Që atëherë Shqipëria ka vazhduar të përmbushë të gjitha kushtet e vendosura nga BE-ja. Vendi ka bërë përparim të mëtejshëm domethënës në adresimin e prioriteteve të tjera të theksuara nga Këshilli, duke konsoliduar, ndër të tjera, kuadrin institucional të arsimit dhe formimit profesional. Vitet e fundit, Shqipëria ka vazhduar të marrë pjesë aktive në programet e BE-së, veçanërisht në Erasmus+, me rezultate të shkëlqyera në vitin 2020, kryesisht në drejtim të mobilitetit të nxënësve të arsimit të lartë dhe ngritjes së kapaciteteve. Duke marrë parasysh qe mësimi i bazuar në punë njihet gjerësisht si element thelbesor për suksesin e arsimit dhe formimit profesional, paisja me mesues të aftë për të projektuar, zbatuar dhe vlerësuar levizshmerise nderkombetare te studenteve po behet gjithnjë e më shumë një burim thelbësor për shkollat, veçanërisht shkollat e arsimit dhe aftësimit profesional. Ky eshte objektivi kryesor i projektit te baskefinancuar nga Bashkimi Evropian “Menaxherët e mobilitetit për AFP në Shqipëri – MoMaVET (Mobility managers for VET in Albania)”.
Objektivi kryesor i këtij projekti është të mbeshtese sistemin Shqiptar të Arsimit dhe Formimit Profesional ne ndërkombëtarizimin dhe pjesëmarrjen në programet evropiane qe kane te bejne me levizshmerise e studenteve per nje periudhe stazhi jashte Shqiperise me referencë të veçantë për programin Erasmus+ KA1. Objektivat specifike synojnënderhyrjen ne dy nivele: • ne nivelin strategjik dhe institucional - synon ngritjen e kapaciteteve për stafin e AKAPK-se për të përfshirë lëvizshmërinë ndërkombëtare te studenteve si pjesë e kurrikulave të rregullta të AFP-së. • ne nivelin operativ – synon te trajnoje deri ne 20 mësues qe vijne nga maksimumi 10 shkolla profesionale per te projektuar, zbatuar dhe vleresuar levizshmerine nderkombetare te studenteve. Në këtë kuadër, rezultatet e pritshme të projektit mund të përmblidhen si më poshtë: 1. Rritja e kapaciteteve të ofruesve të AFP-së në fushat e menaxhimit, përfshirjes, sigurimit të cilësisë, inovacionit dhe ndërkombëtarizimit; 2. Mbështet ekspozimin e menaxherëve të shkollave të AFP-së ndaj qasjeve që afrojnë tregun e punës dhe AFP-në ; 3. të përmirësojë njohuritë, aftësitë menaxheriale dhe pedagogjike të mësuesve të AFP-së; 4. integrimi i kontributit nga mësuesit dhe nxënësit e AFP-së në kurrikulën, hartimin e profilit dhe reformën e trajnimit; 5. të përmirësojë nivelin e kompetencave, aftësive dhe potencialit të punësimit të nxënësve të AFP-së duke i bërë ata përfaqësues të aktiviteteve të lëvizshmërisë, me fokus të veçantë në kompetencat kyçe, aftësitë gjuhësore bazë dhe TIK; 6. të hapë rrugën drejt bashkëpunimit të ardhshëm, të mëtejshëm në Shqipëri dhe BE, nëpërmjet nismave të përbashkëta. Partneret: • IFOA: Istituto Formazione Operatori Aziendali IT https://www.ifoa.it/servizi/enti-scuole-e-internazionale/progetti-internazionali/momavet/ (ITALY) • NAVETQ: MINISTRIA E FINANCAVE DHE EKONOMISË www.akafp.gov.al (ALBANIA) • AKMI: AKMI ANONIMI EKPAIDEFTIKI ETAIRIA GR https://akmi-international.com/projects/momavet/ (GREECE) • AITA: ALBANIAN INFORMATION AND TECHNOLOGY ASSOCIATION (AITA) https://aita-al.org/mobility-managers-for-vocational-education-and-tra (ALBANIA)