AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE

[ivory-search id=”1574″ title=”test”]

Komitetet Sektoriale

Kreu > Komitetet Sektoriale

Ngritja dhe përbërja e komiteteve sektoriale miratohet me urdhër të përbashkët të ministrit përgjegjës për arsimin dhe ministrit përgjegjës për arsimin dhe formimin profesional, në zbatim të Ligjit nr. 23/2018 “Për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve”, i ndryshuar.    Komitetet sektoriale përbëhen nga përfaqësues të ministrive përgjegjëse për sektorët përkatës të veprimtarive ekonomike, përfaqësues të shoqatave të punëdhënësve dhe punëmarrësve për sektorët ekonomikë përkatës, përfaqësues të biznesit, përfaqësues të institucioneve ofruese të kualifikimeve, si dhe ekspertë të fushës.  Komitetet sektoriale identifikojnë në mënyrë të vazhdueshme nevojat sektoriale për kualifikime dhe bashkëpunojnë me institucionet zbatuese përkatëse të KSHK-së për mirëmbajtjen e regjistrit të kualifikimeve për arsimin dhe formimin profesional.  Komitetet sektoriale mbështesin Agjencinë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK) për hartimin e standardeve të profesioneve dhe standardeve të kualifikimeve profesionale të përfshira në Katalogun Kombëtar të Kualifikimeve Profesionale, aprovojnë standardet e sipërcituara dhe ia përcjellin për miratim ministrisë përgjegjëse për arsimin dhe formimin profesional.  Parashikohen të ngrihen jo më shumë se 10 komitete sektoriale, sipas prioriteve të zhvillimit ekonomik të vendit. Çdo komitet sektorial do të ketë jo më shumë se 10 anëtarë.