AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE

[ivory-search id=”1574″ title=”test”]

Rreth AKAFPK

Kreu > Rreth AKAFP

Misioni

Siguron krijimin e një sistemi unik të kualifikimeve profesionale, të njohura në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar bazuar në zbatimin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve (KSHK), siguron dhe garanton cilësinë e Listës Kombëtare të Profesioneve dhe Katalogut Kombëtar të Kualifikimeve Profesionale, standardeve të profesioneve dhe të kualifikimeve për nivelet 2-5 të KSHK-së, zbatimit të standardeve të programeve kombëtare, zhvillimit të standardeve të trajnimit të vazhduar të mësimdhënësve, specialistë të AFP-së, procesit të vlerësimit të cilësisë, si dhe të akreditimit të ofruesve të AFP-së.

Vizioni

Një sistem i integruar dhe fleksibël i kualifikimeve profesionale në përputhje me ndryshimet ekonomike dhe sociale, me nevojat e tregut të punës, i cili mundëson zhvillimin e burimeve njerëzore dhe infrastrukturore.

Baza Ligjore

Ligji nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;
Ligji nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”;
Ligji nr. 9367, datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar;
Ligji nr. 9131, datë 08.09.2003 “Për Rregullat e Etikës në Administratën Publike”;
Ligji nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”;
Ligji nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, i ndryshuar;
Ligji nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar;

Struktura Organizative

Partnerët