Në datë 26-27 Shtator 2024 u mbajt në Tiranë, Takimi kombëtar në kuadër të projektit Rritja e cilësisë së arsimit dhe trajnimit në EJL – EQET SEE dhe u mbështet nga Agjencia Austriake për Zhvillim me fondet e Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim.
Ky takim kombëtar kishte fokus përgatitjen dhe përshtatjen e Programit Rajonal të Trajnimit për Trajnuesit e Vlerësuesve të Jashtëm me Specifikat Kombëtare.