Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), në mbështetje të Ligjit nr.7850, datë 29.07.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, nenet 659, 850 – 876, Ligjit nr.69, datë 21.06.2012, “Për Sistemin Arsimor Para universitar në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Ligjit nr. 15/2017, datë 16.02.2017 “Për Arsimin dhe Formimin Profesional në Republikën e Shqipërisë”, Ligjit nr. 23/2018 Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10 247, datë 4.3.2010, “Për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve” Ligji nr.9380, datë 28.04.2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, i ndryshuar, Ligjit nr. 9367, datë 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar, VKM nr. 673 datë 16.10.2019 “Për organizimin dhe funksionimin e AKAFPK-së”, Urdhërit të Drejtorit të AKAFPK-së, nr. 21, datë 13.04.2023 “Për miratimin e Udhëzuesit për procedurat e përzgjedhjes dhe shpërblimit të specialistëve të jashtëm dhe bashkëpunëtorve në projekte, me kontratë, për realizimin e veprimtarive zhvillimore të AKAFPK-së”, shpall konkurrimin për bashkëpunëtorë lidhur me:
Rishikimin e 1 (një) Programi kursi të unifikuar, të formimit profesional:
- Programi i kursit të unifikuar “Shërbime në bar dhe restorant”,
- Kërkesat për rishikuesit e Programet të Kursit të Unifikuara të FP:
- Kërkesa të përgjithshme për rishikimin e programeve të kurseve të unifikuara:
- Të kenë përvojë si mësimdhënës/instruktor në kurset e formimit profesional ose në arsimin e mesëm profesional;
- Të kenë përvojë pune në fushën përkatëse;
- Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup;
- Të kenë aftësi për të përdorur literaturë në gjuhë të huaj;
- Të përdorin kompjuterin.
- Kërkesa të veçanta për rishikimin e programeve të kurseve të unifikuara:
- Të kenë mbaruar arsimin e lartë në drejtimin përkatës ose shkollën e mesme profesionale në fushën përkatëse;
- Të kenë përvojë në hartimin e kurrikulave/programeve të kurseve;
- Të kenë jo më pak se 3 vjet përvojë si mësimdhënës/instruktor në drejtimin/profilin përkatës;
- Të kenë jo më pak se 3 vjet përvojë pune në profesionin përkatës
- Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
- Kërkesë për Aplikim;
- CV;
- Fotokopje e Diplomës së shkollës së lartë ose të mesme profesionale;
- Fotokopje të certifikatave të kualifikimeve në fushën përkatëse
- Kopje të dokumentacionit që vërteton vitet e punës si mësimdhënës dhe/ose në punë, në fushën/drejtimin/profilin përkatës.