AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE

[ivory-search id=”1574″ title=”test”]

Njoftim i datës 2 dhjetor

  1. Home
  2. /
  3. Uncategorized
  4. /
  5. Njoftim i datës 2…

NJOFTIM

PËR PËRZGJEDHJEN E NJË ANËTARI TË KOMITETIT SEKTORIAL TË TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT DHE KOMUNIKIMIT (TIK)

 

Në mbështetje të ligjit nr.10 247, datë 4.3.2010 “Për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve” neni 11, pika 5, vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 426, datë 26.6.2019 “Për mënyrën e organizimit, të funksionimit si dhe kriteret e përzgjedhjes së anëtarëve të komiteteve sektoriale dhe mënyrën e shpërblimit të tyre” pika 1/e, pika 2, pika 3, pika 5, Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve shpall njoftimin për:

– Pjesëmarrje në konkurim për një anëtar të Komitetit Sektorial TIK, përfaqësues të biznesit me praktika të pasura në zhvillimin e burimeve njerëzore në sektorin përkatës, për të mbështetur zhvillimin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve.

 

Kriteret për përzgjedhjen, si përfaqësues të biznesit me praktika të pasura në zhvillimin e burimeve njerëzore në sektorin përkatës, janë:

· Të kenë eksperiencë të provuar, jo më pak se 3 (tre) vjet në sektorin përkatës;

· Të jenë njohës të mirë të Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve (KSHK);

· Të jenë njohës të mirë të sektorit përkatës;

· Të kenë përvojë të provuar për zhvillimin dhe zbatimin e KSHK-së;

· Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup;

· Të kenë aftësi për të përdorur literaturë në gjuhë të huaj;

· Të kenë mbaruar arsimin e lartë në fushën/drejtimin përkatës ose arsimin e mesëm profesional në fushën/drejtimin përkatës.

Kandidati duhet të paraqesë dokumentacionin e mëposhtëm;

1. Kërkesë për Aplikim (E firmosur nga kandidati, nëse e sjell dorazi);

2. Jetëshkrim (CV);

3. Fotokopje e diplomës së shkollës së lartë ose të mesme;

4. Kopje të dokumentacionit që vërteton përvojën në punë, në fushën përkatëse;

 

Kandidati duhet të dorëzojë pranë AKAFPK-së dosjen me dokumenta, adresa: Rr. Mustafa Lleshi, Godina e Thesarit, Kati i tretë, Tiranë ose ti dërgoj në mënyrë elektronike në adresën: info.akafp@akafp.gov.al.

 

Mosparaqitja e dokumentacionit të plotë ose jashtë afatit të caktuar, sjell skualifikim të kandidatit.

 

Afati i dorëzimit të dokumentacionit: datë 09.12.2022