AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE

[ivory-search id=”1574″ title=”test”]

Njoftim i dates 26 Nentor 2025- thirrje për aplikim për përfshirjen e kualifikimeve për të nxënit gjatë gjithë jetës sipas niveleve të kornizës shqiptare të kualifikimeve për arsimin dhe formimin profesional

Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), në mbështetje të Ligjit nr. 15/2017, datë 16.02.2017 “Për Arsimin dhe Formimin Profesional në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, të Ligjit nr. 10247, datë 04.03.2010 “Për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve”, i ndryshuar, të VKM-së nr. 673 datë 16.10.2019 “Për organizimin dhe funksionimin e AKAFPK-së”, të VKM-së nr. 427, datë 26.06.2019 “Për miratimin e kritereve dhe të procedurave për përfshirjen e kualifikimeve për të nxënit gjatë gjithë jetës sipas niveleve të Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve për arsimin dhe formimin profesional”, të Urdhrit nr. 866, datë 22.10.2024 të Ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit “Për miratimin e rregullores për funksionimin e komisionit për përfshirjen e kualifikimeve për të nxënit gjatë gjithë jetës, në Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve, për nivelet 2-5”, shpall hapjen e fazës së aplikimeve për përfshirjen e kualifikimeve për të nxënit gjatë gjithë jetës sipas niveleve të Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve për arsimin dhe formimin profesional. Synimi i thirrjes  Synimi i kësaj thirrje është përcaktimi i niveleve të kualifikimeve për të nxënit gjatë gjithë jetës, me qëllim përfshirjen e tyre në nivelet përkatëse të Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve për arsimin dhe formimin profesional. Afati për aplikim Thirrja është e hapur nga data 25 nëntor 2025 deri më datë 25 dhjetor 2025.  Kush mund të aplikojë?  Në këtë thirrje mund të aplikojnë të gjithë ofruesit publikë dhe jopublikë që janë të licencuar, në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi, nga autoriteti që mbulon fushën përkatëse të përgjegjësisë për të ofruar kualifikime, të jetë i autorizuar për të ofruar kualifikimin për të cilin kërkohet përfshirja sipas nivelit të KSHK-së, përpara fillimit të ofrimit të kualifikimit, kualifikimi për të nxënit gjatë gjithë jetës për të cilin aplikon të ketë jo më pak se 125 (njëqind e njëzet e pesë) orë, si dhe të jenë kualifikime profesionale të regjistruara me njësi të nxëni në Katalogun Kombëtar të Kualifikimeve Profesionale.  Si mund të aplikojnë?  Ofruesit publikë dhe jopublikë që ofrojnë kualifikime në Republikën e Shqipërisë dhe duan të aplikojnë duhet të plotësojnë formularët A, B dhe C në linkun e mëposhtëm: https://www.akafp.gov.al/blog/2024/11/13/perfshirja-e-kualifikimeve-te-ngjj-ne-kshk/ Shënim:  Përpara aplikimit ju duhet të paraqiteni pranë zyrave të AKAFPK-së, në adresën: rruga “Mustafa Lleshi”, Godina e Thesarit, Kati i tretë, Tiranë, për të tërhequr faturën për arkëtim për trajtimin, shqyrtimin dhe përfshirjen e kualifikimeve në KSHK (referuar pikës 14, kreu V i VKM-së nr. 427, datë 26.06.2019 Për miratimin e kritereve dhe të procedurave për përfshirjen e kualifikimeve për të nxënit gjatë gjithë jetës sipas niveleve të Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve për arsimin dhe formimin profesional”. Për çdo paqartësi, ose informacion shtesë, ju lutem na shkruani në email-in: info.akafp@akafp.gov.al.