AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE

[ivory-search id=”1574″ title=”test”]

Njoftim i dates 9 qershor 2025 – për shtyrjen e afatit të aplikimit të bashkëpunëtorëve për rishikimin e dy skeletkurrikulave (në vijim të njoftimit të datës 28 maj 2025)

Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), në mbështetje të Ligjit nr.7850, datë 29.07.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, nenet 659, 850 – 876, Ligjit nr.69, datë 21.06.2012, “Për Sistemin Arsimor Para universitar në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Ligjit nr. 15/2017, datë 16.02.2017 “Për  Arsimin dhe Formimin Profesional në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Ligjit nr. 23/2018 Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10 247, datë 4.3.2010, “Për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve”, indryshuar,  Ligjit nr.9380, datë 28.04.2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, i ndryshuar, Ligjit nr. 9367, datë 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar, VKM nr. 673 datë 16.10.2019 “Për organizimin dhe funksionimin e AKAFPK-së”, Urdhërit të Drejtorit të AKAFPK-së, nr. 21, datë 13.04.2023 “Për miratimin e Udhëzuesit për procedurat e përzgjedhjes dhe shpërblimit të specialistëve të jashtëm dhe bashkëpunëtorëve në projekte, me kontratë, për realizimin e veprimtarive zhvillimore të AKAFPK-së”, në vijim të njoftimit për fitues të datës 28 maj 2025, shpall konkurrimin për bashkëpunëtorë lidhur me: 
  1. Rishikimin e 2 (dy) skeletkurrikulave të AP si më poshtë: 
  1. Rishikim i skeletkurrikulës së drejtimit mësimor “Tekstil-Konfeksione”, 1 vjeçar, Niveli IV i KSHK.
  2. Rishikim i skeletkurrikulës së drejtimit mësimor “Hoteleri-Turizëm”, 1 vjeçar, Niveli IVi KSHK.
  1. Kërkesat për rishikuesit e skeletkurrikulave:
3.1. Kërkesa të përgjithshme për hartuesit/rishikuesit e skeletkurrikulave:
  1. Të kenë aftësi komunikuese me shkrim dhe me gojë;
  2. Të kenë aftësi të mira të punës në grup;
  3. Të përdorin programet bazë të kompjuterit;
  4. Të zotërojnë teknikat e komunikimit elektronik;
  5. Të përdorin literaturë në gjuhë të huaj;
3.2. Kërkesa të veçanta për rishikuesit e skeletkurrikulave:
  1. Të kenë mbaruar arsimin e mesëm ose të lartë në fushën përkatëse;
  2. Të kenë përvojë pune në fushën/drejtimin/profilin përkatës;
  3. Të kenë përvojë në hartimin dhe rishikimin e kurrikulave të AFP-së;
  4. Të kenë përvojë si mësimdhënës, të paktën 3 vitet e fundit, në teori dhe/ose praktikë profesionale të drejtimit/ profilit përkatës.
3.3. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
  1. Kërkesë për aplikim, referuar njoftimit përkatës për aplikim;
  2. CV në shqip;
  3. Fotokopje e dokumenteve të diplomimit/ Certifikimit që vërtetojnë kualifikimin përkatës;
  4. Fotokopje të certifikatave të kualifikimeve në drejtimin/ profilin përkatëse;
  5. Kopje të dokumentacionit zyrtar që vërteton kohëzgjatjen e përvojës në punë, në fushën përkatëse (mësimdhënie dhe/ ose në punë), në fushën/ drejtimin/ profilin përkatës (fotokopje të librezës së punës, vërtetim nga e-albania dhe/apo çdo dokument tjetër zyrtar që plotëson këtë kërkesë).
  1. Kontrata me bashkëpunëtorët që do të shpallen fitues do të ketë një kohëzgjatje 1 (një) mujore, qysh nga data e nënshkrimit të saj. 
  1. Çdo grup pune për rishikimin e skeletkurrikulave do të jetë i përbërë nga 3 ÷ 5 bashkëpunëtorë të shpallur fitues. 
  1. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 11 Qershor 2025, ora 16:30.
Të gjitha njoftimet lidhur me procedurat e aplikimit do të gjenden në adresën e internetit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve: www.akafp.gov.al Dokumentacioni dërgohet me e-mail në adresën: info.akafp@akafp.gov.al ose dorëzohet në AKAFPK, pranë zyrës së Administratës, në adresën e Agjencisë: Rruga: Mustafa Lleshi, Godina e Thesarit, Kati i tretë , Tiranë Tel. 04 22 37087  Vini re: Nëse aplikoni me e-mail, bashkangjitur, NUK duhet të dërgoni dokumente të ZIP-uara dhe madhësia e dokumentave NUK duhet të kalojë vlerën 2MB, në të kundërt duhet që të shpërndani dokumentat në më shumë se një mesazh aplikimi.