Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), në mbështetje të Ligjit nr.7850, datë 29.07.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, nenet 659, 850 – 876, Ligjit nr.69, datë 21.06.2012, “Për Sistemin Arsimor Para universitar në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Ligjit nr. 15/2017, datë 16.02.2017 “Për Arsimin dhe Formimin Profesional në Republikën e Shqipërisë”, Ligjit nr. 23/2018 Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10 247, datë 4.3.2010, “Për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve”, i ndryshuar Ligji nr.9380, datë 28.04.2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, i ndryshuar, Ligjit nr. 9367, datë 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar, VKM nr. 673 datë 16.10.2019 “Për organizimin dhe funksionimin e AKAFPK-së”, Urdhërit të Drejtorit të AKAFPK-së, nr. 21, datë 13.04.2023 “Për miratimin e Udhëzuesit për procedurat e përzgjedhjes dhe shpërblimit të specialistëve të jashtëm dhe bashkëpunëtorëve në projekte, me kontratë, për realizimin e veprimtarive zhvillimore të AKAFPK-së”, shpall konkurrimin për bashkëpunëtorë lidhur me: Hartimin e 10 (dhjetë) materialeve mësimore mbështetëse për lëndët/modulet profesionale si më poshtë (në Shtojcën e mëposhtme tregohen edhe programet sintetike përkatëse të këtyre lëndëve):
- Lëndët/modulet profesionale për të cilat do të hartohen materialet mësimore:
- Lënda: “Kontrollorët logjikë të programueshëm (PLC)”, me kod L-11-738-25, kl.12, 72 orë, në kualifikimin profesional “Teknologji automatizimi”.
- Lënda: “Bankat dhe sistemi financiar” me kod L-17-253-25, kl.12, 72 orë, në kualifikimin profesional “Shërbime bankare”.
- Lënda: “Teknika bankare” me kod L-17-255-25, kl.12, 108 orë, në kualifikimin profesional “Shërbime bankare”.
- Lënda: “Bazat e sigurisë së të dhënave”, me kod L-26-764-25, kl.11, 68 orë, në kualifikimin profesional “Teknologji informacioni dhe komunikimi-TIK”.
- Lënda: “Teknologji të mekanizimit në ndërtim”, me kod L-02-767-25, 11, 72 orë, në kualifikimin profesional “Ndërtim eficient”.
- Lënda: “Sistemet e ngrohjes dhe ventilimit”, me kod L-37-539-20, kl.10, 72 orë, në kualifikimin profesional “Termohidraulikë”.
- Lënda: “Sistemet e ngrohjes dhe ventilimit”, me kod L-37-539-20, kl.11, 68 orë, në kualifikimin profesional “Termohidraulikë”.
- Moduli: “Shpërndarja dhe përdorimi i energjisë elektrike në mjedise civile dhe industriale”, me kod M- 11-2199-25, kl.12, 68 orë, në kualifikimin profesional “Instalime elektrike, civile dhe industriale” (Arsim i dyfishtë).
- Moduli: “Menaxhimi i magazinës” me kod M-17-2320-25, kl.10, 102 orë, në kualifikimin profesional “Menaxhim i furnizimit dhe logjistikës” (Arsim i dyfishtë).
- Moduli: “Administrimi i dokumentacionit” me kod M-17-2322-25, kl.10, 30 orë, në kualifikimin profesional “Menaxhim i furnizimit dhe logjistikës” (Arsim i dyfishtë).
- Kërkesat për hartuesit e materialeve mësimore mbështetëse të lëndëve/moduleve profesionale:
- a) Të kenë aftësi komunikuese me shkrim dhe gojë;
- b) Të kenë aftësi të punës në grup;
- c) Të përdorin programet bazë të kompjuterit;
- d) Të zotërojë teknikat e komunikimit elektronik;
- e) Të përdorin literaturë në gjuhë të huaj.
- a) Të kenë diplomë të arsimit të lartë;
- b) Të kenë përvojë si mësimdhënës në fushën/lëndën përkatëse;
- c) Të kenë aftësi për të përgatitur materiale të shkruara;
- d) Të kenë përvojë në hartimin e materialeve mësimore dhe/ose teksteve shkollore;
- e) Të kenë përvojë më shumë se 3 (tre) vjet si mësimdhënës/pedagog në lëndët/modulet profesionale të fushës përkatëse.
- a) Kërkesë për Aplikim referuar njoftimit përkatës për aplikim;
- b) CV në shqip;
- c) Fotokopje e dokumenteve të disponimit/certifikimit që vërtetojnë kualifikimin përkatës;
- d) Dokument zyrtar që vërteton kohëzgjatjen e përvojës në punë, në fushën përkatëse (fotokopje të librezës së punës, dokument nga e-albania dhe/apo çdo dokument tjetër zyrtar që plotëson këtë kërkesë);
- e) Çdo dokumentacion tjetër që vërteton kryerjen e kualifikimeve, trajnimeve dhe specializimeve të ndryshme (nëse disponohen).
- Kontrata me bashkëpunëtorët që do të shpallen fitues do të ketë një kohëzgjatje 1.5 (një presje pesë) mujore, qysh nga data e nënshkrimit të saj.
- Çdo grup pune për hartimin e materialeve mësimore mbështetëse do të jetë i përbërë nga 3 ÷ 5 bashkëpunëtorë të shpallur fitues.
- Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 10 tetor 2025, ora 14:00.