AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE

[ivory-search id=”1574″ title=”test”]

Njoftim i dates 3 Nentor 2025 – për shtyrje afati aplikimi për bashkëpunëtorë për hartimin e një materiali mësimor mbështetës të AP.

 Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), në mbështetje të Ligjit nr.7850, datë 29.07.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, nenet 659, 850 – 876, Ligjit nr.69, datë 21.06.2012, “Për Sistemin Arsimor Para universitar në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Ligjit nr. 15/2017, datë 16.02.2017 “Për Arsimin dhe Formimin Profesional në Republikën e Shqipërisë”, Ligjit nr. 23/2018 Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10 247, datë 4.3.2010, “Për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve”, i ndryshuar Ligji nr.9380, datë 28.04.2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, i ndryshuar, Ligjit nr. 9367, datë 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar, VKM nr. 673 datë 16.10.2019 “Për organizimin dhe funksionimin e AKAFPK-së”, Urdhërit të Drejtorit të AKAFPK-së, nr. 21, datë 13.04.2023 “Për miratimin e Udhëzuesit për procedurat e përzgjedhjes dhe shpërblimit të specialistëve të jashtëm dhe bashkëpunëtorëve në projekte, me kontratë, për realizimin e veprimtarive zhvillimore të AKAFPK-së”, shpall konkurrimin për bashkëpunëtorë lidhur me: Hartimin e 1 (një) materiali mësimor mbështetës për lëndën profesionale si më poshtë (në Shtojcën e mëposhtme tregohet edhe programi sintetik përkatëse të kësaj lënde):
  1. Lënda profesionale për të cilën do të hartohet materiali mësimor:
  2. Lënda: “Kontrollorët logjikë të programueshëm (PLC)”, me kod L-11-738-25, kl.12, 72 orë, në kualifikimin profesional “Teknologji automatizimi”. 
  1. Kërkesat për hartuesit e materialit mësimor mbështetës të lëndës profesionale:
2.1. Kërkesa të përgjithshme për bashkëpunëtorët:
  1. a) Të kenë aftësi komunikuese me shkrim dhe gojë;
  2. b) Të kenë aftësi të punës në grup;
  3. c) Të përdorin programet bazë të kompjuterit;
  4. d) Të zotërojë teknikat e komunikimit elektronik;
  5. e) Të përdorin literaturë në gjuhë të huaj.
  2.2.  Kërkesa të veçanta për bashkëpunëtorët:
  1. a) Të kenë diplomë të arsimit të lartë;
  2. b) Të kenë përvojë si mësimdhënës në fushën/lëndën përkatëse;
  3. c) Të kenë aftësi për të përgatitur materiale të shkruara;
  4. d) Të kenë përvojë në hartimin e materialeve mësimore dhe/ose teksteve shkollore;
  5. e) Të kenë përvojë më shumë se 3 (tre) vjet si mësimdhënës/pedagog në lëndët/modulet
profesionale të fushës përkatëse.   2.3. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
  1. a) Kërkesë për Aplikim referuar njoftimit përkatës për aplikim;
  2. b) CV në shqip;
  3. c) Fotokopje e dokumenteve të diplomimit/certifikimit që vërtetojnë kualifikimin përkatës;
  4. d) Dokument zyrtar që vërteton kohëzgjatjen e përvojës në punë, në fushën përkatëse (fotokopje të librezës së punës, dokument nga e-albania dhe/apo çdo dokument tjetër zyrtar që plotëson këtë kërkesë);
  5. e) Dokument zyrtar që vërteton përvojën më shumë se 3 (tre) vjet si mësimdhënës/pedagog në lëndët/modulet profesionale të fushës përkatëse.
  6. f) Çdo dokumentacion tjetër që vërteton kryerjen e kualifikimeve, trajnimeve dhe specializimeve të ndryshme (nëse disponohen).
 
  1. Kontrata me bashkëpunëtorët që do të shpallen fitues do të ketë një kohëzgjatje 1 (një) mujore, qysh nga data e nënshkrimit të saj.
  2. Çdo grup pune për hartimin e materialeve mësimore mbështetëse do të jetë i përbërë nga 3 ÷ 5 bashkëpunëtorë të shpallur fitues.
  3. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 05 nëntor 2025, ora 16.30.
Të gjitha njoftimet lidhur me procedurat e aplikimit do të gjenden në adresën e internetit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve: www.akafp.gov.al Dokumentacioni dërgohet me e-mail në adresën: info.akafp@akafp.gov.al ose dorëzohet në AKAFPK, pranë zyrës së Administratës, në adresën e Agjencisë: Rruga: Mustafa Lleshi, Godina e Thesarit, Kati i tretë , Tiranë Tel. 04 22 37087 Vini re: Nëse aplikoni me e-mail, bashkangjitur, NUK duhet të dërgoni dokumente të ZIP-uara dhe madhësia e dokumenteve NUK duhet të kalojë vlerën 2MB, në të kundërt duhet që të shpërndani dokumentet në më shumë se një mesazh aplikimi. Shtojca Dokumentacioni duhet të jetë në gjuhën shqipe, i qartë dhe lehtësisht i lexueshëm. Mosparaqitja e plotë e dokumenteve sjell s’kualifikim të kandidatit.