Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), në mbështetje të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të ndryshuar, Ligjit nr. 7961 datë 12.7.1995 të “Kodit të Punës të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Ligjit nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”, Ligjit Nr. 15/2017 “Për Arsimin dhe Formimin Profesional në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Ligjin nr. 10247 datë 04.03.2010 “Për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve” i ndryshuar, Ligjit Nr. 69/2012 “Për sistemin Arsimor Parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, VKM-së nr. 673 datë 16.10.2019, “Për Organizimin dhe Funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve”, Vendim nr. 427, datë 26.6.2019 “Për miratimin e kritereve dhe të procedurave për përfshirjen e kualifikimeve për të nxënit gjatë gjithë jetës, sipas niveleve të kornizës shqiptare të kualifikimeve, për arsimin dhe formimin profesional”, Urdhrit Nr. 845, datë 03.07.2025 “Për Miratimin e Rregullores për Standardet, Kriteret dhe Procedurat e Akreditimit të Ofruesve të Arsimit dhe Formimit Profesional”, Urdhrit nr. 21, datë 13.4.2023 “Për miratimin e Udhëzuesit për procedurat e përzgjedhjes dhe shpërblimit të specialistëve të jashtëm me kontratë dhe bashkëpunëtorëve në projekte me kontratë për realizimin e veprimtarive zhvillimore të AKAFPK”, si dhe aktet e tjera ligjore dhe nënligjore në fuqi të cilat lidhen me veprimtarinë e këtij institucioni, shpall konkurrimin për bashkëpunëtorë lidhur me:
Vlerësimin e jashtëm për akreditimin institucional të ofruesit jo publik të AFP-së, ALBACADEMY Tiranë, që ofron njesitë e të nxënit, pjesë integrale e kualifikimit profesional “Menaxhimi i strukturave akomoduese” Niveli V i KSHK-së si më mëposhtë:
Njësia e të nxënit “Planifikimi dhe organizimi i punës në strukturat akomoduese” Kodi: G1-07-V-0117-24;
Njësia e të nxënit “Shitje dhe marketing” Kodi: G1-07-V-0123-24;
Njësia e të nxënit “Komunikimi dhe etika profesionale” Kodi: G1-07-V-0125-24;
Specifikimet e detyrës për të cilën do të angazhohen specialistët e jashtëm për procesin e akreditimit:
Grupi i Vlerësimit të Jashtëm përbëhet nga 3 (tre) vlerësues të jashtëm. Grupi i vlerësimit të jashtëm analizon dokumentet dhe të dhënat e ofruesit të AFP-së dhe harton planin paraprak të vizitës në terren, e cila zgjat 1–3 ditë, sipas planit të dakordësuar. Anëtarët e GVJ-së mbledhin evidencat e nevojshme, sipas standardeve dhe kritereve të akreditimit, nëpërmjet mënyrave të ndryshme për mbledhjen e informacionit dhe hartojnë raportin përfundimtar të akreditimit.
Kandidatët e interesuar për këtë shërbim duhet të plotësojnë këto kërkesa:
Kërkesa të përgjithshme
- të kenë aftësi komunikuese me shkrim dhe me gojë
- të kenë aftësi të punës në grup
- të përdorin programet bazë të kompjuterit
- të zotërojnë teknikat e komunikimit elektronik
- të përdorin literaturë në gjuhë të huaj
- të kenë përfunduar arsimin e lartë (të paktën niveli 7 i KSHK-së);
- të kenë jo më pak se 5 vite përvojë pune, në AFP dhe/apo në fushat profesionale përkatëse;
- të jenë të certifikuar si vlerësues të jashtëm të procesit të akreditimit;
- të kenë ndjekur trajnimin e vazhduar profesional për procesin e akreditimit;
- të mos jenë të përjashtuar nga e drejta për të vepruar si vlerësues të jashtëm të procesit të akreditimit.
- të kenë nënshkruar formularin e deklarimit që nuk kanë konflikt interesi me AKAFPK-në dhe ofruesin e AFP-së, sipas formatit bashkëlidhur (Shtojca 1).
- të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata për kryerjen e një vepre penale.
- Kërkesë për aplikim referuar njoftimit përkatës për aplikim e firmosur nga kandidati
- Fotokopje e dokumentit të identifikimit
- Jetëshkrimi (CV-shqip)
- Fotokopje e dokumenteve të diplomimit/certifikimit që vërtetojnë kualifikimin përkatës.
- Dokument zyrtar që vërteton kohëzgjatjen e përvojës në punë, në fushën përkatëse (fotokopje të librezës së punës, vërtetim nga e-albania).
- Kopje të Certifikatës së lëshuar nga AKAFPK-ja si vlerësues i jashtëm në procesin e akreditimit të IoAFP-ve
- Deklaratën e nënshkruar që nuk ka konflikt interesi me stafin e AKAFPK-së dhe ofruesin jo publik të AFP-së ALBACADEMY Tiranë, sipas formatit bashkëlidhur. (Shtojca 1).
- Dëshmi penaliteti
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton kryerjen e kualifikimeve, trajnimeve apo specializimeve të ndryshme (në se disponon).