AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE

[ivory-search id=”1574″ title=”test”]

Njoftim i dates 23 shkurt 2026 – Per PR ne projektin EPALE

Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), si Shërbim Kombëtar Mbështetës për Platformën Evropiane për të nxënit e të Rriturve në Evropë (EPALE), është vlerësuar me një grant nga Programi Evropian për Arsimin dhe Rininë, Erasmus+. Projekti synon si më poshtë: (i) të sjellë EPALE në komunitetin e të nxënit të të rriturve në Shqipëri dhe ta motivojë këtë komunitet për të marrë pjesë në aktivitetet e tij; dhe (ii) të mbështesë Shërbimin Qendror Mbështetës në ofrimin e përmbajtjes cilësore në një platformë shumëgjuhëshe, dinamike, interaktive dhe inovative, përmes ngarkimit të përmbajtjes si në gjuhën angleze ashtu edhe në atë shqipe.   Mësimi për të rriturit është afër, por nuk është sinonim i arsimit dhe trajnimit profesional të vazhdueshëm. Ai zakonisht përdoret: (i) për të ofruar mësim kompensues në aftësi bazë, të cilat individët mund të mos i kenë fituar gjatë arsimit fillestar (si lexim-shkrimi, llogaritja, etj.); (ii) për të mundësuar njerëzit (a) të kenë qasje dhe të arrijnë kualifikime që nuk i kanë fituar, për arsye të ndryshme, në sistemin e arsimit dhe trajnimit fillestar, (b) të përvetësojnë, përmirësojnë ose përditësojnë aftësi ose kompetenca në një fushë të caktuar; kjo është arsimi dhe trajnimi profesional i vazhdueshëm. Aktualisht koncepti i mësimit për të rriturit nuk është i njohur dhe i zhvilluar mirë në reformën e arsimit dhe trajnimit, dhe ndërgjegjësimi për të është ende i ulët në të gjitha nivelet e qeverisjes si dhe midis popullsisë. Ky projekt synon të kontribuojë në këtë sfidë kontekstuale të Shqipërisë, duke ofruar këtë set aktivitetesh: (i) hartimi dhe zbatimi i një Strategjie Komunikimi 2-vjeçare për të rifilluar promovimin e EPALE në Shqipëri dhe për të vazhduar rekrutimin e përdoruesve dhe kontribuuesve; (ii) përditësimi i vazhdueshëm i informacionit mbi Mësimin e Gjatë Gjithë jetës në Shqipëri të disponueshëm në EPALE dhe zhvillimi i strategjive të animacionit përmes rrjeteve sociale dhe komuniteteve virtuale për të zgjeruar komunitetin e Mësimit të Gjatë Gjithë jetës në vend, dhe për të motivuar të rriturit, edukatorët e të rriturve, bizneset shqiptare dhe shoqërinë në përgjithësi; (iii) ofrimi i përmbajtjes për mësimin e të rriturve në faqen e AKAFPK në EPALE, duke e lidhur atë me institucionet publike dhe private që operojnë në fushën e arsimit dhe trajnimit; dhe (iv) mbështetje për gjuhësi të shumëfishtë përmes ngarkimit të përmbajtjeve lidhur me mësimin e gjatë gjithëjetësor në gjuhën shqipe, duke shfrytëzuar dimensionet kulturore dhe identitare të aktiviteteve të mësimit për të rriturit. Qëllimi përfundimtar i kësaj detyre do të jetë përditësimi dhe zbatimi i strategjisë së përgjithshme të komunikimit që synon promovimin e EPALE dhe praktikave dhe politikave të mësimit për të rriturit në Shqipëri, duke përfshirë aktorët kryesorë në aktivitetet e EPALE dhe duke rekrutuar përdorues vendas dhe ndërkombëtarë. Eksperti do të kryejë detyrat / rezultatet e mëposhtme: − Zhvillimi i strategjisë së komunikimit − Kryerja e detyrave bazë të PR-së, duke përfshirë shërbimin si kontakt i përditshëm me mediat, përgjigjen ndaj kërkesave të thjeshta për informacion dhe imazhe, përgatitjen e raporteve të aktivitetit për konsumatorët, sigurimin e vendosjeve mediatike me cilësi të lartë dhe të qëndrueshme përmes kontaktit të rregullt dhe aktiv telefonik dhe personal me mediat/konsumatorët. − Kontribut me imazhe relevante në përgatitjen e një fushate mediatike për EPALE; − Kontribut në organizimin e workshop-eve vjetore dhe aktiviteteve të tjera të projektit të kryera në Shqipëri duke përfshirë aktorët kombëtarë dhe ndërkombëtarë; − Menaxhimi i hulumtimeve, hartimi dhe shpërndarja e dokumenteve për fushata dhe njoftime për shtyp. − Eksperti i PR-së ka detyrë edhe formulimin dhe krijimin e kalendarëve redaksionalë, dërgimet mediatike dhe paketat për shtyp. − Promovimi i EPALE përmes ngjarjeve relevante, rrjeteve sociale dhe rrjeteve të shumëfishtë. Kompetencat dhe Faktorët Kritike të Suksesit − Kualifikime dhe/ose përvojë pune në fushë të lidhur. − Kuptim i demonstrueshëm i punës në kontekst ndërkombëtar dhe ndërkulturor. − Njohuri mbi menaxhimin e projekteve dhe dëshmi të praktikës së tij. − Aftësi të jashtëzakonshme ndërpersonale dhe komunikimi, përfshirë aftësi prezantimi dhe lehtësimi. − Aftësi për të qenë fleksibël dhe pjesë e një ekipi që ka qasje të fortë të bazuar në vlera në punë. − Kuptim i sektorit të arsimit të të rriturve dhe/ose arsimit të mëtejshëm. − Njohuri të gjera të rrjeteve sociale, blogeve dhe komuniteteve online. − Aftësi për të punuar me afate konkrete, për të përmbushur objektivat dhe për të punuar në mënyrë të pavarur dhe bashkëpunuese në një mjedis me performancë të lartë.   Kualifikimet për rekrutim
  • Diplomë e avancuar universitare në ekonomi, ekonomi të punës, studime socio-ekonomike, arsim ose disiplinë të ngjashme.
  • Efektivitet personal
  • Organizim dhe planifikim
  • Rrjetëzim dhe ndikim
  • Kuptim ndërpersonal
  • Aftësi të jashtëzakonshme ndërpersonale dhe komunikimi, përfshirë aftësi prezantimi dhe lehtësimi
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe shkrimi raportesh në anglisht dhe shqip
    Koha dhe fusha e detyrës Rezultatet e përmendura më sipër pritet të realizohen në një periudhë prej 11 muajsh, duke filluar nga Shkurt 2026 deri në Dhjetor 2026, me një ngarkesë totale pune prej 144 ditësh pune.   Raportimi Eksperti do të raportojë te kontraktori periodikisht (çdo muaj) mbi progresin e punës. Kontraktori do të sigurojë që të gjitha rezultatet e prodhuara nga eksperti t’i dorëzohen AKAFPK me cilësi të lartë në përputhje me ToR dhe brenda afateve të caktuara.   Pagesa Pagesa do të bëhet pas dorëzimit të materialeve të dakorduara dhe ditëve të punës të kryera.   Aplikantët e interesuar mund të marrin informacion të mëtejshëm në lidhje me Termat e Referencës në faqet e internetit: http://www.akafp.gov.al; http://www. erasmusplus.al/ose në adresën e mëposhtme, e hënë – e enjte 08:00 – 16:30 dhe të premten 08:00 – 14:00.   Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve Adresa: RR.”Mustafa Lleshi”, Godina e Thesarit , Tirana, Albania Tel: + 355 4 2237087   Aplikantët e interesuar duhet të paraqisin dokumentacionin e mëposhtëm:
  • Shprehja e interesit,
  • CV e përditësuar së fundmi;
  • Një kopje e një raporti/studimi të kryer së fundmi
  • Diplome
  • Dy emra si reference
  • Oferta financiare
  Dokumentacioni dorëzohet brenda datës 26 shkurt 2026 ora 14:00: – pranë zyrave të AKAFPK-së, në adresën: rruga “Mustafa Lleshi”, Godina e Thesarit, Kati i tretë,     Tiranë; – në formë elektronike në email-in: info.akafp@akafp.gov.al.