Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), në mbështetje të Ligjit nr.7850, datë 29.07.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, nenet 659, 850 – 876, Ligjit nr.69, datë 21.06.2012, “Për Sistemin Arsimor Parauniversitar në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Ligjit nr. 15/2017, datë 16.02.2017 “Për Arsimin dhe Formimin Profesional në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Ligjit nr. 23/2018 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10 247, datë 4.3.2010, “Për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve”, Ligjit nr.9380, datë 28.04.2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, i ndryshuar, Ligjit nr. 9367, datë 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar, VKM nr. 673 datë 16.10.2019 “Për organizimin dhe funksionimin e AKAFPK-së”, Udhëzimit të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI) Nr. 759 datë 30.9.2024, “Për mënyrën e organizimit dhe veprimtarisë, menaxhimin e burimeve njerëzore, përbërjen e njësisë së zhvillimit të institucioneve, ofruesve të AFP-së dhe zhvillimit të vazhduar profesional të personelit”, Udhëzimit të MFE Nr. 21, dt.27.06.2022 “Për kualifikimin e vazhduar profesionale të mësimdhënësve të kulturës profesionale në AFP”, i rishikuar me Udhëzimin e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI) Nr. 64, datë 20.02.2024 për disa shtesa dhe ndryshime në Udhëzimin e MFE Nr.21, datë 27.06.2022, “Për kualifikimin e vazhduar profesionale të mësimdhënësve të kulturës profesionale në AFP”, Rregullores së brendshme të AKAFPK-së, me nr. 21, datë 13.04.2023 “Për miratimin e Udhëzuesit për procedurat e përzgjedhjes dhe shpërblimit të specialistëve të jashtëm dhe bashkëpunëtorëve në projekte, me kontratë, për realizimin e veprimtarive zhvillimore të AKAFPK-së”, shpall konkurimin për specialist të jashtëm me kontratë, lidhur me:
- Hartimin e njësive të testit të provimit të kualifikimit për mësimdhënësit e kulturës profesionale teorike dhe/ose praktike me kohë të plotë, në AFP, të cilët kanë të paktën diplomë të nivelit master profesional ose të barasvlefshëm, në fushat profesionale përkatëse. (Grupi A)
- Hartimin e njësive të testit të provimit të kualifikimit për mësimdhënësit e praktikës profesionale me kohë të plotë, në AFP, të cilët kanë shkollim të mesëm profesional, pas të mesëm profesional ose diplomë të nivelit bachelor, në fushat profesionale përkatëse. (Grupi B)
- Kërkesat për specialistët e jashtëm, hartuesit e njësive të testit të dy provimeve të kualifikimit të Mësimdhënësit të kulturës profesionale në AFP:
- Të kenë aftësi të mira komunikuese me shkrim dhe me gojë.
- Të kenë aftësi të punës në grup.
- Të përdorin programet bazë të
- Të zotërojnë teknikat e komunikimit elektronik.
- Të kenë aftësi për të përdorur literaturë në gjuhë të huaj.
- Të kenë mbaruar arsimin e lartë në fushën përkatëse profesionale.
- Të kenë përvojë pune në fushën profesionale përkatëse dhe/ose mësimdhënie në kulturën profesionale të arsimit të mesëm dhe/ose të arsimit të lartë, në fushën profesionale përkatëse.
- Të kenë marrë pjesë në veprimtari të ndryshme trajnuese për zhvillimin e tyre profesional.
- Të kenë jo më pak se 5 vite përvojë pune në sektorin e arsimit.
- Të kenë përvojë si trajnerë të mësimdhënësve, veçanërisht të atyre të kulturës profesionale në AFP.
- Të kenë përvojë në hartimin e materialeve në mbështetje të zhvillimit profesional të mësuesve.
- Të jenë angazhuar në projekte dhe programe për zhvillimin e vazhduar profesional të mësuesve.
- Të mos jenë kandidatë për kualifikim/ atestim.
- Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
- Kërkesën për aplikim.
- Jetëshkrimin (CV) në gjuhën shqipe.
- Fotokopjen e Diplomës së arsimit të lartë.
- Fotokopje të certifikatave të kualifikimeve/trajnimeve të kryera.
- Fotokopje të dokumentave që vërtetojnë angazhimin si trajnerë të mësimdhënësve të AFP-së.
- Kopje të dokumentave që tregojnë kohëzgjatjen dhe përvojat në punë, sipas kërkesave të mësipërme (fotokopje të librezës së punës, vërtetim nga e-albania dhe/apo çdo dokument tjetër zyrtar që plotëson këtë kërkesë).
- Kandidatët do të renditen dhe do të shpallen fitues 2-4 specialist të jashtëm nga lista e aplikantëve, të cilët plotësojnë më mirë kërkesat.
- Kontrata me bashkëpunëtorët që do të shpallen fitues do të ketë një kohëzgjatje 3 javore, qysh nga data e nënshkrimit të saj.
- Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 03 prill 2026, ora 14:00.