AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE

[ivory-search id=”1574″ title=”test”]

Njoftim i dates 18 Qershor 2026 – KËRKOHEN SPECIALISTË TË JASHTËM PËR VALIDIMIN E STANDARDIT TË PROFESIONIT

Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), në mbështetje të neneve 659, 850–876 të Ligjit nr. 7850, datë 29.07.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar; të Ligjit nr. 69, datë 21.06.2012, “Për Sistemin Arsimor Parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar; të Ligjit nr. 15/2017, datë 16.02.2017, “Për Arsimin dhe Formimin Profesional në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar; të Ligjit nr. 10247, datë 04.03.2010, “Për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve”, i ndryshuar; të Ligjit nr. 9380, datë 28.04.2005, “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, i ndryshuar; të Ligjit nr. 9367, datë 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar; të VKM-së nr. 673, datë 16.10.2019, “Për organizimin dhe funksionimin e AKAFPK-së”, si dhe të Urdhrit nr. 21, nr. prot. 113/1, datë 13.04.2023, “Për miratimin e Udhëzuesit ‘Për procedurat e përzgjedhjes dhe shpërblimit të specialistëve të jashtëm dhe bashkëpunëtorëve në projekte, me kontratë për realizimin e veprimtarive zhvillimore të AKAFPK’”, shpall konkurrimin për specialistë të jashtëm lidhur me:

Shërbime Mjetesh Transporti

Standard profesioni: “Mekanik për makineri bujqësore”

Angazhimi i grupit të punës

Grupet e punës do të angazhohen për të validuar standardin e kualifikimit profesional, duke u bazuar në kriteret përkatëse. Grupet e punës duhet të paraqiten pranë AKAFPK-së për të zhvilluar takimet e përbashkëta dhe të japin kontribut aktiv në përbërje të grupit të punës. Grupi i punës duhet të përbëhet nga 3–4 anëtarë. Ky angazhim do të realizohet për një periudhë me kohëzgjatje 1 (një) mujore.

Kriteret e aplikimit

Kandidatët për validimin e standardit të kualifikimit profesional të sipërpërmendur duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
  • Të mos kenë qenë pjesë e grupeve të punës për hartimin e këtij dokumenti.

Kërkesa të përgjithshme

  1. Të kenë mbaruar arsimin e mesëm ose të lartë në fushën përkatëse profesionale;
  2. Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup;
  3. Të kenë aftësi për të përdorur literaturë në gjuhë të huaj;
  4. Të përdorin kompjuterin;

Kërkesa të veçanta për validimin e standardeve të kualifikimeve profesionale

  • Ekspertë të biznesit: Të kenë të paktën 3 vitet e fundit përvojë pune në fushën profesionale përkatëse.
  • Mësimdhënës: Të kenë të paktën 3 vitet e fundit përvojë pune në mësimdhënie në kualifikimin profesional të kërkuar.

Dokumentacioni i kërkuar

Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
  1. Kërkesë për Aplikim referuar njoftimit përkatës;
  2. Curriculum Vitae;
  3. Fotokopje e dokumenteve të diplomimit/certifikimit që vërtetojnë kualifikimin përkatës;
  4. Dokument zyrtar që vërteton kohëzgjatjen e përvojës në punë, në fushën përkatëse (fotokopje të librezës së punës, vërtetim nga e-Albania dhe/ose çdo dokument tjetër zyrtar që plotëson këtë kërkesë);
  5. Ekspertë të biznesit: Dokument zyrtar që vërteton kohëzgjatjen e përvojës në fushën profesionale përkatëse, gjatë 3 viteve të fundit;
  6. Mësimdhënës: Dokument zyrtar që vërteton kohëzgjatjen e përvojës në mësimdhënie në kualifikimin profesional të kërkuar, gjatë 3 viteve të fundit;
  7. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton kryerjen e kualifikimeve, trajnimeve dhe specializimeve të ndryshme, në fushën përkatëse (nëse disponohen).
KUJDES: Dokumentacioni duhet të jetë në gjuhën shqipe, i qartë dhe lehtësisht i lexueshëm; në rast të kundërt aplikantët nuk kualifikohen.
Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 24.06.2026.

Aplikuesit do të vlerësohen në bazë të dokumentacionit të dorëzuar në AKAFPK, në përputhje me kërkesat e këtij njoftimi. Fituesit do të njoftohen brenda 5 ditësh (kalendarike) nëpërmjet email-it. Të gjitha njoftimet lidhur me procedurat e aplikimit do të gjenden në adresën e internetit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve: www.akafp.gov.al. Dokumentacioni dorëzohet në zyrat e AKAFPK-së në adresën: Rruga “Mustafa Lleshi”, Godina e Thesarit, Kati i tretë, Tiranë, ose në formë elektronike në email: info.akafp@akafp.gov.al.