AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE

[ivory-search id=”1574″ title=”test”]

Njoftim i dates 3 Korrik 2026 – PER MIRATIMIN E SKELETKURIKULAVE TE ARSIMIT PROFESIONAL, PER VITIN SHKOLLOR 2026-2027

  1. Home
  2. /
  3. Njoftime
  4. /
  5. Njoftim i dates 3…
Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit ka miratuar me Urdhrin nr. 283, datë 29.06.2026, skeletkurrikulat e Arsimit Profesional për vitin shkollor 2026–2027. Urdhri përfshin miratimin e skeletkurrikulave të reja dhe të rishikuara për kualifikime profesionale në nivele të ndryshme të Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve (KSHK), të referuara me Kornizën Evropiane të Kualifikimeve (KEK).

Skeletkurrikula të reja

Kualifikime profesionale të miratuara për vitin shkollor 2026–2027

  • Shërbime punësimi – 1-vjeçar, Niveli V në KSHK (KEK V)
  • Mekatronikë në mjetet e rënda të transportit – 1-vjeçar, Niveli V në KSHK (KEK V)
  • Multimedia – 4-vjeçar, Niveli IV në KSHK (KEK IV)
  • Zhvillim website – 4-vjeçar, Niveli IV në KSHK (KEK IV)
  • Programim – 4-vjeçar, Niveli IV në KSHK (KEK IV)

Skeletkurrikula të reja (Arsim i dyfishtë)

Niveli IV në KSHK, referuar Nivelit IV në KEK

  • Tregti elektronike (e-commerce) – 4-vjeçar
  • Programim – 4-vjeçar

Skeletkurrikula të rishikuara

Kualifikime profesionale të rishikuara

  • Ndërtim – 2-vjeçar, Niveli II në KSHK
  • Veterinari – 4-vjeçar, Niveli IV në KSHK
  • Shërbime sociale dhe shëndetësore – 1-vjeçar, Niveli IV në KSHK
  • Kërkim, shpim dhe shfrytëzim për naftë, gaz dhe ujë – 1-vjeçar, Niveli IV në KSHK
  • Dizenjim mode – 2-vjeçar, Niveli V në KSHK