AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE

[ivory-search id=”1574″ title=”test”]

Njoftim i datës 02 Nëntor 2026 – PËR SHTYRJE AFATI APLIKIMI PËR SPECIALISTË TË JASHTËM PËR HARTIMIN E 1 (NJË) PROGRAMI KURSI TË UNIFIKUAR TË FORMIMIT PROFESIONAL

NJOFTIM

PËR SHTYRJE AFATI APLIKIMI PËR SPECIALISTË TË JASHTËM PËR HARTIMIN E 1 (NJË) PROGRAMI KURSI TË UNIFIKUAR TË FORMIMIT PROFESIONAL

Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), në mbështetje të Ligjit nr. 7850, datë 29.07.1994, “Për Kodin Civil të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar (neni 659, nenet 850-876), të Ligjit nr. 69/2012, “Për Sistemin Arsimor Parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, të Ligjit nr. 15/2017, “Për Arsimin dhe Formimin Profesional në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, të Ligjit nr. 10247, datë 04.03.2010, “Për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve”, i ndryshuar, të Ligjit nr. 35/2016, “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, i ndryshuar. të Ligjit nr. 23/2026, “Për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksioneve publike”, të Vendimit nr. 673 datë 16.10.2019 të Këshillit të Ministrave, “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve”, si dhe të Urdhrit nr. 21, datë 13.04.2023, të Drejtorit të Përgjithshëm të AKAFPK për miratimin e Udhëzuesit “Për procedurat e përzgjedhjes dhe shpërblimit të specialistëve të jashtëm dhe bashkëpunëtorëve në projekte, me kontratë, për realizimin e veprimtarive zhvillimore të AKAFPK-së”, shpall konkurimin për specialistë të jashtëm lidhur me:

1. Hartimin e Programit të Kursit të Unifikur të Formimit Profesional (FP), si më poshtë:

  • Program i kursit të unifikuar “Instalime, mirëmbajtje dhe riparime të sistemeve ngrohëse-ftohëse”.

2. Kërkesat për hartuesit e Programit të Kursit të Unifikuar të FP:

2.1. Kërkesa të përgjithshme:
  • Të kenë aftësi komunikuese me shkrim dhe gojë;
  • Të kenë aftësi të punës në grup;
  • Të përdorin programet bazë të kompjuterit;
  • Të zotërojnë teknikat e komunikimit elektronik;
  • Të përdorin literaturë në gjuhë të huaj.
2.2. Kërkesa të veçanta:
  • Të kenë mbaruar arsimin e mesëm ose të lartë në fushën profesionale përkatëse;
  • Të kenë përvojë pune, si mësimdhënës në formimin profesional, në arsimin e mesëm profesional dhe në arsimin e lartë, në fushën profesionale përkatëse;
  • Ekspertë të biznesit: Të kenë përvojë pune në fushën profesionale përkatëse (të paktën 3 vitet e fundit).
2.3. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
  • Kërkesë për aplikim referuar njoftimit përkatës;
  • CV në shqip;
  • Fotokopje e dokumenteve të diplomimit/certifikimit që vërtetojnë kualifikimin përkatës;
  • Dokument zyrtar që vërteton kohëzgjatjen e përvojës në punë (fotokopje të librezës së punës/vërtetim pune/vërtetim për pagesën e kontributeve të sigurimeve shoqërore nga e-albania) në fushën përkatëse;
  • Dokument zyrtar nga institucioni si mësimdhënës në kualifikimin përkatës, (të paktën 3 vitet e fundit);
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton kryerjen e kualifikimeve, trajnimeve dhe specializimeve të ndryshme, referuar njoftimit përkatës (nëse disponohen).

3. Kontrata me specialistët e jashtëm që do të shpallen fitues do të ketë kohëzgjatje një muaj, duke filluar nga data e nënshkrimit të saj.

4. Grupi punës për hartimin e Programit të Kursit të Unifikuar të FP do të jetë i përbërë nga 3 deri 5 anëtarë të shpallur fitues.

Kujdes: Mosparaqitja e plotë e dokumenteve sjell s`kualifikim të kandidatit.

Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 06 nëntor 2026, ora 14.00.

Të gjitha njoftimet lidhur me procedurat e aplikimit do të gjenden në adresën e internetit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve: www.akafp.gov.al

Dokumentacioni dërgohet me e-mail në adresën: info.akafp@akafp.gov.al

në zyrat e AKAFPK-së, në adresën: Rruga: Mustafa Lleshi, Godina e Thesarit, Kati i tretë, Tiranë. Tel. 04 22 37087

Vini re: E-maili i dërguar NUK duhet të përmbajë dokumente të ZIP-uara.