AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE

[ivory-search id=”1574″ title=”test”]

Workshop rajonal – Korniza Shqiptare e Kualifikimeve – Analiza e Kërkesës për Kualifikime

  1. Home
  2. /
  3. Veprimtari
  4. /
  5. Workshop rajonal – Korniza…
Workshop rajonal- Korniza Shqiptare e Kualifikimeve-Analiza e Kërkesës për Kualifikime, në Gjirokastër, 02/12/2014 Në qytetin e Gjirokastrës, në 2 Dhjetor 2014, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinise (MMRS), Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve dhe Fondacioni Evropian i Trajnimit (ETF) (dhe Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit GmbH, GIZ) në mbështetje të zbatimit të Strategjisë Kombëtare për Aftësi dhe Punësim, 2014-2020, zhvilluan një takim konsultativ në kuadrin e një studimi për analizën e kërkesës për kualifikime në nivel kombëtar/sektorial dhe për çdo rajon, duke patur si synim final rekomandimin e një liste të kualifikimeve të përditësuar sipas niveleve të Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve. Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte i identifikimi i nevojave për kualifikime në këtë rajon, në përputhje me prioritet rajonale të zhvillimit ekonomik dhe tendencat në punësim, duke mundësuar edhe një ndarje më të madhe të përgjegjësisë me sektorin privat në këtë kontekst. Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të dhomës së tregtisë, të bizneseve në rajonin e Gjirokastrës,  përfaqësues të sindikatave, përfaqësues të ofruesve të arsimit dhe formimit profesional, Universitetit të Gjirokastrës, zyrave të punës në Gjirokastër dhe Tepelenë, pushtetit vendor, etj. Nga diskutimet e të gjithë pjesëmarrësve në takim u evidentua nevoja për burime njerëzore të kualifikuara në industritë që tashmë kanë zhvillim në këtë rajon të tilla si: industria e ambalazhimit te ujit dhe pijeve freskuese, në industrinë e përpunimit të qumështit dhe nënprodukteve të qumështit, në industrinë e tregtimit dhe përpunimit të drurit si dhe të gurit për ndërtim dhe atij dekorativ, në ndërtim, në fushën e konfeksioneve, në turizëm i cili po tregon se është një nga shpresat më të mëdha për zhvillimin ekonomik të qytetit, duke u bazuar në trashëgiminë unikale kulturore, historike dhe arkitekturore, etj.