AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE

[ivory-search id=”1574″ title=”test”]

Njoftim i datës 14 Shtator 2015, kërkohet përkthyes i gjuhës gjermane

  1. Home
  2. /
  3. Njoftime
  4. /
  5. Njoftim i datës 14…
Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK) në bashkëpunim me Institutin e Hamburgut për Arsim Profesional (HIBB), në kuadër të projektit “Skemat e praktikës për punësimin e të rinjve në Shqipëri” zhvillon në datat 23 dhe 24 shtator 2015 dy seminare një ditore me përfaqësues të biznesit si dhe mësues e nxënës të shkollave të Hoteleri-Turizmit dhe Shkollës Profesionale Kamëz.​ Në kuadër të këtij aktiviteti nevoitet një përkthyesi për të ofruar përkthimin konsekutiv, Gjermanisht-Shqip dhe anasjelltas në datat 23 dhe 24 Shtator 2015 nga ora 09.00 deri ne oren 16.00. Kandidati duhet të plotësojë këto kritere: -Të ketë përfunduar arsimin e lartë për gjuhë të huaja – Përkthyes i Gjuhës Gjermane. -Të ketë experiencë në përkthime jo më pak se 3 vjet. -Të kuptojë, të flasë dhe të interpretojë shkëlqyeshëm në gjuhën Gjermane. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
  1. Kërkesë për Aplikim,
  2. CV,
  3. Kopjen e Diplomës.
Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet e mësipërm brenda datës 18/09/2015 ora 14:00. Aplikuesit do të vlerësohen në bazë të dokumentacionit të dorëzuar në AKAFPK, në përputhje me kërkesat e këtij njoftimi. Të gjitha njoftimet lidhur me procedurat e aplikimit dhe fituesin do të gjenden në adresën e Internetit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve www.akafp.gov.al Dokumentacioni dorëzohet në AKAFPK, pranë zyrës së Administratës. Rruga “Naim Frashëri”, Nr. 37, Tiranë. Tel. 4 22 30 497 Email: Teuta.Braco@akafp.gov.al