AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE

[ivory-search id=”1574″ title=”test”]

NJOFTIM I DATËS 20 TETOR 2015 PËR BASHKËPUNËTORË NË FUSHËN E HARTIMIT TË PROGRAMIT ORIENTUES PËR PROVIMIN E TEORISË PROFESIONALE TË MATURËS SHTETËRORE NË DREJTIMIN “AGROBIZNES”, PROFILIN “TEKNOLOGJI USHQIMORE” DHE PROFILIN “SIPËRMARRJE E AGJENCISË TURISTIKE”

KËRKOHEN BASHKËPUNËTORË NË FUSHËN E HARTIMIT DHE RISHIKIMIT TË PROGRAMIT ORIENTUES PËR PROVIMIN E TEORISË PROFESIONALE TË MATURËS SHTETËRORE NË DREJTIMIN “AGROBIZNES”, PROFILIN “TEKNOLOGJI USHQIMORE” DHE PROFILIN “SIPËRMARRJE E AGJENCISË TURISTIKE”
  1. Kandidatët për hartimin dhe rishikimin e Programeve Orientuese për Provimin e Teorisë profesionale të Maturës Shtetërore, për drejtimet/profilet mësimore:
  • Sipërmarrje e agjencisë turistike”, Niveli III (hartim)
  • Agrobiznes”, Niveli III (hartim)
  • “Teknologji ushqimore”, Niveli III (rishikim) 
 duhet të plotësojnë këto kritere: 
  1. Kërkesa të përgjithshme:
  • Të kenë mbaruar arsimin e lartë në fushat përkatëse të drejtimeve/profileve të mësipërme;
  • Të jenë ose të kenë qenë mësues të lëndëve teorike profesionale, që trajtohen në drejtimet/profilet mësimore të mësipërme;
  • Të kenë marrë pjesë në veprimtari të ndryshme trajnuese për zhvillimin e tyre profesional;
  • Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup.
  1. Preferohen ata kandidatë, të cilët janë trajnuar për përmbajtjen e kualifikimeve profesionale të sipërpërmendura, apo për vlerësimin përfundimtar të nxënësve të shkollave profesionale, si edhe ata që janë autorë tekstesh apo materialesh mësimore të fushave përkatëse, apo kanë qenë bashkëpunëtorë të AKAFPK-së. 
  1. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm: 
  • Kërkesë për Aplikim.
  • CV
  • Fotokopje e Diplomës së shkollës së lartë.
  • Fotokopje të dokumentit/eve origjinale, që vërtetojnë kryerjen e kualifikimeve, trajnimeve dhe specializimeve të ndryshme (në se disponohen). 
Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 26 Tetor, 2015 ora 14:00. Aplikuesit do të vlerësohen në bazë të dokumentacionit të dorëzuar në AKAFPK, në përputhje me kërkesat e këtij njoftimi dhe do të njoftohen brenda 5 ditësh (kalendarike) nëpërmjet email-it për rezultatin e aplikimit të tyre. Të gjitha njoftimet lidhur me procedurat e aplikimit do të gjenden në adresën e internetit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve www.akafp.gov.al Dokumentacioni dorëzohet në AKAFPK, pranë zyrës së Administratës. Rruga “Naim Frashëri”, Nr. 37, Tiranë. (Tel. 4 22 30 497)