AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE

[ivory-search id=”1574″ title=”test”]

NJOFTIM I DATËS 29 MARS 2016 PËR BASHKËPUNËTORË NË FUSHËN E HARTIMIT TË PROGRAMIT ORIENTUES (TEORI DHE PRAKTIKË) PËR PROVIMET PËRFUNDIMTARE NË DREJTIMIN MËSIMOR “GJEOLOGJI MINIERA, NIVELI I”

KËRKOHEN BASHKËPUNËTORË NË FUSHËN E HARTIMIT TË PROGRAMIT ORIENTUES (TEORI DHE PRAKTIKË) PËR PROVIMET PËRFUNDIMTARE NË DREJTIMIN MËSIMOR “GJEOLOGJI MINIERA, NIVELI I I. Kandidatët për hartimin e Programit Orientues për Provimet Përfundimtare, në drejtimin mësimor “Gjeologji Miniera, Niveli I” – TEORI profesionale e integruar duhet të plotësojnë këto kritere: 1.Kërkesa të përgjithshme:
  • Të kenë mbaruar arsimin e lartë në fushën e gjeologji miniera.
  • Të jenë ose të kenë qenë mësues të lëndëve teorike profesionale, që trajtohen në drejtimin mësimor “Gjeologji Miniera, Niveli I”;
  • Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup.
2. Preferohen ata kandidatë, të cilët janë trajnuar për përmbajtjen e kualifikimit profesional të sipërpërmendur, hartimin e skeletkurrikulës përkatëse, apo për vlerësimin përfundimtar të nxënësve të shkollave profesionale, si edhe ata që janë autorë tekstesh mësimore të fushës së gjeologji minierash, apo kanë qenë bashkëpunëtorë të AKAFPK-së. 3. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm: 
  • Kërkesë për Aplikim.
  • Fotokopje e Diplomës së shkollës së lartë.
  • Fotokopje të dokumentit/eve origjinale, që vërtetojnë kryerjen e kualifikimeve, trajnimeve dhe specializimeve të ndryshme (në se disponohen). 
II.Kandidatët për hartimin e Programit Orientues për Provimet Përfundimtare, në drejtimin mësimor “Gjeologji Miniera, Niveli I” – PRAKTIKË profesionale e integruar duhet të plotësojnë këto kritere: 1.Kërkesa të përgjithshme:
  • Të kenë mbaruar arsimin e mesëm, ose të lartë në fushën gjeologji miniera;
  • Të jenë ose të kenë qenë mësues të praktikës profesionale, që trajtohet në drejtimin mësimor “Gjeologji Miniera, Niveli I”;
  • Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup.
2. Preferohen ata kandidatë, të cilët janë trajnuar për përmbajtjen e kualifikimit profesional të sipërpërmendur, hartimin e skeletkurrikulës përkatëse, apo për vlerësimin përfundimtar të nxënësve të shkollave profesionale, si edhe ata që janë autorë tekstesh mësimore të fushës së gjeologji minierave, apo kanë qenë bashkëpunëtorë të AKAFPK-së. 3. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
  • Kërkesë për Aplikim;
  • CV;
  • Fotokopje e Diplomës së shkollës së mesme profesionale;
  • Fotokopje të dokumentit/eve origjinale, që vërtetojnë kryerjen e kualifikimeve, trajnimeve dhe specializimeve të ndryshme (në se disponohen).
 Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 4 prill, 2016 ora 16.30. Aplikuesit do të vlerësohen në bazë të dokumentacionit të dorëzuar në AKAFPK, në përputhje me kërkesat e këtij njoftimi dhe do të njoftohen brenda 5 ditësh (kalendarike) nëpërmjet email-it për rezultatin e aplikimit të tyre. Të gjitha njoftimet lidhur me procedurat e aplikimit do të gjenden në adresën e internetit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve www.akafp.gov.al Dokumentacioni dorëzohet në AKAFPK, pranë zyrës së Administratës. Rruga “Naim Frashëri”, Nr. 37, Tiranë. Tel. 4 22 30 497