AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE E KUALIFIKIMEVE SHPALL NJOTIMIN PËR HARTIMIN E SKELETKURRIKULAVE TË ARSIMIT PROFESIONAL PËR VITIN SHKOLLOR 2016-2017
Për të mbështetur hartimin e Skeletkurrikulave të Arsimit Profesional, Agjencia Kombëtare e AFPK kërkon:
- Bashkëpunëtorë për hartimin e skeletkurrikulës së drejtimit mësimor “Teknologji kimike”, Niveli III.
- Bashkëpunëtorë për hartimin e skeletkurrikulës së profilit mësimor “Tregti”, Niveli III, të drejtimit mësimor “Ekonomi biznes”.
- Bashkëpunëtorë për hartimin e skeletkurrikulës së profilit mësimor “Punime dekorative dhe lyerje” Niveli II, të drejtimit mësimor “Ndërtim”.
- Bashkëpunëtorë për hartimin e skeletkurrikulës së profilit mësimor “Shërbime për mjete të rënda transporti” Niveli II, të drejtimit mësimor “Shërbime mjetesh transporti”.
- Të kenë përvojë si mësues në arsimin e mesëm parauniversitar ose universitar;
- Të kenë përvojë pune në fushën/drejtimin përkatës;
- Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup;
- Të kenë aftësi për të përdorur literaturë në gjuhë të huaj;
- Të përdorin kompjuterin.
- Të kenë mbaruar arsimin e lartë në fushën/drejtimin përkatës;
- Të kenë përvojë në hartimin e kurrikulave;
- Të kenë përvojë si mësimdhënës në lëndët profesionale të fushës/drejtimit përkatës;
- Kërkesë për Aplikim;
- CV;
- Fotokopje e Diplomës së shkollës së lartë