Kërkohen bashkëpunëtorë në fushën e hartimit të përshkrimeve të kualifikimeve profesionale:
1.“TERMOHIDRAULIKË”, NIVELI II NË KSHK
2. “SHËRBIME SOCIALE/SHËNDETËSORE”, NIVELI IV NË KSHK
3. ”GALANTERI”, NIVELI III NË KSHK
Kandidatët për hartimin e përshkrimeve të kualifikimeve profesionale “Termohidraulikë”, niveli II në KSHK, “Shërbime sociale/shëndetësore”, niveli IV në KSHK, “Galanteri”, niveli III në KSHK duhet të plotësojnë respektivisht këto kritere:
I.Kërkesa të përgjithshme:
- Të kenë përvojë pune në fushën përkatëse ose në mësimdhënie në këtë fushë;
- Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup;
- Të kenë aftësi për të përdorur literaturë në gjuhë të huaj;
- Të përdorë kompjuterin.
- Të kenë të paktën 3 vite përvojë pune në fushën profesionale përkatëse apo në mësimdhënie;
- Të kenë mbaruar arsimin e mesëm ose të lartë dhe të ketë kualifikime në fushën përkatëse;
- Të njohin metodologjinë e hartimit të përshkrimeve të kualifikimeve profesionale;
- Të kenë marrë pjesë në veprimtari të ndryshme trajnuese për zhvillim e tyre profesional.
- Të kenë mbaruar arsimin e mesëm ose të lartë në fushën e përkatëse;
- Të zotërojnë aftësitë e nevojshme të fushës përkatëse të kualifikimit profesional;
- Të ketë eksperiencë pune si mësues/instruktorë praktikash profesionale ose si bashkëpunëtor i AKAFPK-së.
- Kërkesë për Aplikim.
- CV
- Fotokopje e Diplomës/Certifikatës që dëshmon kualifikimin në fushën përkatëse profesionale.