Për të mbështetur hartimin e Programeve të kurseve të shkurtra të Formimit Profesional, Agjencia Kombëtare e AFPK kërkon:
				- Bashkëpunëtorë për hartimin e Programit të Kursit të shkurtër të formimit profesional në profesionin “ADMINISTRATOR NDERTESASH”.
 
- Kërkesat për hartuesit e programit të kursit:
 
- Të kenë përvojë si mësues/instruktor në arsimin e mesëm profesional ose në kurset e formimit profesional;
 - Të kenë përvojë pune në fushën përkatëse;
 - Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup;
 - Të kenë aftësi për të përdorur literaturë në gjuhë të huaj;
 - Të përdorin kompjuterin.
 
- Të kenë mbaruar arsimin e lartë në drejtimin përkatës ose shkollën e mesme profesionale në fushën përkatëse;
 - Të kenë përvojë në hartimin e kurrikulave/programeve të kurseve;
 - Të kenë përvojë si mësues/instruktor drejtimin/profilin përkatës;
 - Të kenë përvojë pune në profesionin përkatës
 
- Kërkesë për Aplikim;
 - CV;
 - Fotokopje e Diplomës së shkollës së lartë ose të mesme