Kërkohen bashkëpunëtorë në fushën e hartimit të përshkrimeve të kualifikimeve profesionale:
“Teknikë peshkimi”, niveli III në KSHK
“Prodhim bimor”, niveli III në KSHK
“Teknologji bujqësore”, Niveli i III në KSHK
Kandidatët për hartimin e përshkrimeve të kualifikimeve profesionale “Teknikë peshkimi”, niveli III në KSHK, “Prodhim bimor”, niveli III në KSHK, dhe “Teknologji bujqësore”, niveli III në KSHK duhet të plotësojnë respektivisht këto kritere:
- Kërkesa të përgjithshme:
- Të kenë përvojë pune në fushën përkatëse ose në mësimdhënie në këtë fushë;
- Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup;
- Të kenë aftësi për të përdorur literaturë në gjuhë të huaj;
- Të përdorë kompjuterin.
- Kërkesa të veçanta për hartuesit e përshkrimeve të kualifikimeve profesionale, ekspertë nga biznesi:
- Të kenë të paktën 3 vite përvojë pune në fushën profesionale përkatëse apo në mësimdhënie;
- Të kenë mbaruar arsimin e mesëm ose të lartë dhe të ketë kualifikime në fushën përkatëse;
- Të njohin metodologjinë e hartimit të përshkrimeve të kualifikimeve profesionale;
- Të kenë marrë pjesë në veprimtari të ndryshme trajnuese për zhvillim e tyre profesional.
- Kërkesa të veçanta për hartuesit e përshkrimeve të kualifikimeve profesionale, ekspertë nga ofruesit:
- Të kenë mbaruar arsimin e mesëm ose të lartë në fushën e përkatëse;
- Të zotërojnë aftësitë e nevojshme të fushës përkatëse të kualifikimit profesional;
- Të ketë eksperiencë pune si mësues/instruktorë praktikash profesionale ose si bashkëpunëtor i AKAFPK-së.
- Preferohen ata kandidatë, të cilët janë trajnuar për përmbajtjen e kualifikimit profesional të sipërpërmendur apo për vlerësimin përfundimtar të nxënësve të shkollave profesionale, si edhe ata që janë autorë tekstesh mësimore të fushës profesionale përkatëse apo kanë qenë bashkëpunëtorë të AKAFPK-së.
- Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
- Kërkesë për Aplikim.
- CV
- Fotokopje e Diplomës/Certifikatës që dëshmon kualifikimin në fushën përkatëse profesionale.