AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE

[ivory-search id=”1574″ title=”test”]

Njoftim i datës 05 Qershor 2017 – Kërkohen bashkëpunëtorë të jashtëm për hartim banka testesh në arsimin profesional

Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), në mbështetje të Kodit Civil neni 659 e vijues; të Kodit të Punës të Republikës së Shqipërisë; të Ligjit nr.15/2017, datë 16.2.2017 “Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqipërisë”, të VKM nr.321, datë 21.04.2011 “Për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve”; të Rregullores së Brendshme për Përzgjedhjen e Bashkëpunëtorë të Jashtëm, shpall konkurrimin për bashkëpunëtorë lidhur me hartimin e:
  1. Bankës së testeve për kualifikimet profesionale:
  • “Teknologji e përpunimit të brumërave”, Niveli II
Kandidatët e interesuar për këtë shërbim duhet të plotësojnë këto kërkesa:  Kërkesa të përgjithshme
  • Të jenë shtetas shqiptarë
  • Të kenë zotësi të plotë për të vepruar
  • Të përmbushin kërkesat ligjore për nivelin arsimor dhe të zotërojnë aftësitë e nevojshme të fushës përkatëse të kualifikimit profesional
  • Të jenë në kushte shëndetësore të mira për të kryer detyrat përkatëse. 
Kërkesa të veçanta:
  • Të ketë mbaruar arsimin e lartë në fushën përkatëse profesionale
  • Të ketë jo më pak se pesë vite eksperiencë pune si mësues ose si bashkëpunëtor i AKAFPK-së për kualifikimet profesionale të mësipërme
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup
Do të preferohen ata kandidatë, të cilët janë trajnuar për vlerësimin përfundimtar të nxënësve në shkollat profesionale apo zhvillojnë lëndët përkatëse. Paraqitja e dokumenteve Kandidati duhet të paraqesë brënda datës 09 Qershor 2017, ora 14:00 në Zyrën e Administratës së  AKAFPK-së me adresë: Rruga “Naim Frashëri”, Nr.37, Tiranë, ose nërmjet adreses së e-mailit info@akafp.gov.al  këto dokumente:
  • Kërkesë për Aplikim.
  • CV
  • Fotokopje e Diplomës së shkollës së lartë.
  • Fotokopje e dokumentit origjinal, që vërteton kryerjen e kualifikimeve, trajnimeve dhe specializimeve të ndryshme (në se disponohen).
(Mosparaqitja e plotë e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit). Të gjitha njoftimet e mëtejshme në lidhje me vazhdimin e proçedurave të konkurrimit për këtë shërbim, mund t’i gjeni në adresën e Web Site të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve www.akafp.gov.al Tiranë më 29 maj 2017