AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE

[ivory-search id=”1574″ title=”test”]

Njoftim i datës 19 Shtator 2017 – Kërkohen bashkëpunëtorë për rishikim skeletkurrikuli

Për të mbështetur rishikimin e Skeletkurrikulave të Arsimit Profesional, Agjencia Kombëtare e AFPK kërkon: Bashkëpunëtorë për rishikimin e skeletkurrikulit të drejtimit mësimor “Bujqësi”, Niv. I. Bashkëpunëtorë për rishikimin e skeletkurrikulit të drejtimit mësimor “Ekonomi biznes”, Niv. I. Bashkëpunëtorë për rishikimin e skeletkurrikulit të drejtimit mësimor “Gjeodezi”, Niv. III. Kërkesat për bashkëpunëtorët e rishikimit të skeletkurrikulave: 2.1. Kërkesa të përgjithshme për rishikuesit e skeletkurrikulave: Të kenë përvojë si mësues në arsimin e mesëm parauniversitar ose universitar; Të kenë përvojë pune në fushën/drejtimin përkatës; Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup; Të kenë aftësi për të përdorur literaturë në gjuhë të huaj; Të përdorin kompjuterin. 2.2. Kërkesa të veçanta për rishikuesit e skeletkurrikulave: Të kenë mbaruar arsimin e lartë në fushën/drejtimin përkatës; Të kenë përvojë në hartimin e kurrikulave; Të kenë përvojë si mësimdhënës në lëndët profesionale të fushës/drejtimit përkatës; 2.3. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm: Kërkesë për Aplikim; CV; Fotokopje e Diplomës së shkollës së lartë Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 26 shtator 2017, ora 16:00. Të gjitha njoftimet lidhur me procedurat e aplikimit do të gjenden në adresën e internetit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve akafp.gov.al Dokumentacioni dorëzohet në AKAFPK, pranë zyrës së Administratës. Rruga “Naim Frashëri”, Nr. 37, Tiranë. Tel. 4 22 30 497 E-mail: info@akafp.gov.al