Për të mbështetur rishikimin e Skeletkurrikulave të Arsimit Profesional, Agjencia Kombëtare e AFPK kërkon:
- Bashkëpunëtorë për rishikimin e skeletkurrikulit së profilit mësimor “Shërbime elektroauto” Niveli II i AP, të drejtimit mësimor “Shërbime mjetesh transporti”.
- Bashkëpunëtorë për rishikimin e skeletkurrikulit të profilit mësimor “Shtrim pllakash dhe veshje muresh”, Niveli II i AP, të drejtimit mësimor “Ndërtim”.
- Bashkëpunëtorë për rishikimin e skeletkurrikulit të profilit mësimor “Teknologji e prodhimit të pijeve”, Niveli II i AP, të drejtimit mësimor “Teknologji ushqimore”.
- Kërkesat për bashkëpunëtorët për rishikimin e skeletkurrikulave:
- Të kenë përvojë si mësues/instruktorë në arsimin e mesëm parauniversitar ose universitar;
- Të kenë përvojë pune në fushën/drejtimin/profilin përkatës;
- Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup;
- Të kenë aftësi për të përdorur literaturë në gjuhë të huaj;
- Të përdorin kompjuterin.
- Të kenë mbaruar arsimin e lartë në fushën/drejtimin përkatës;
- të kenë mbaruar arsimin e mesëm profesional dhe përvojë pune si instruktorë praktike në fushën/drejtimin/profilin përkatës
- Të kenë përvojë në hartimin e kurrikulave;
- Të kenë përvojë si mësimdhënës në lëndët/modulet profesionale të fushës/drejtimit/profilit përkatës;
- Kërkesë për Aplikim;
- CV;
- Fotokopje e Diplomës së shkollës së lartë