Për të mbështetur zbatimin e Skeletkurrikulave të Arsimit Profesional, Agjencia Kombëtare e AFPK kërkon të angazhojë bashkëpunëtorë për hartimin e 8 materialeve mësimore për lëndët profesionale të mëposhtme (në shtojcën e në vijim tregohen edhe programet e përgjithshme përkatëse të këtyre lëndëve).
- Lëndët profesionale për të cilat do të hartohen materialet mësimore:
- Për lëndën profesionale “Riprodhimi i kafshëve”, kl.11, (72 orë), të drejtimit mësimor “Veterinari”, Niveli III i AP.
- Për lëndën profesionale “Mbrojtje e kulturave drufrutore”, kl.12, (34 orë), të profilit mësimor “Frutikulturë”, Niveli II i AP.
- Për lëndën profesionale “Njohuri për lëkurën”, kl.12, (68 orë), të profilit mësimor “Galanteri”, Niveli II i AP.
- Për lëndën profesionale “Njohuri në mikroekonomi”, kl.10, (108 orë), të drejtimit mësimor “Ekonomi biznes”, Niveli I i AP
- Për lëndën profesionale “Dendrologji”, kl.10, (72 orë), të drejtimit mësimor “Pyje”, Niveli I i AP
- Për lëndën profesionale “Hidraulikë e zbatuar”, kl.10, (36 orë), të drejtimit mësimor “Gjeodezi”, Niveli III i AP.
- Për lëndën profesionale “Nxjerrja e naftës, gazit dhe ujit”, kl.10, (72 orë), të drejtimit mësimor “Kërkim, shpim dhe shfrytëzim nafte, gazi dhe uji”, Niveli I i AP
- Për lëndën profesionale “Shërbime mjetesh transporti”, kl.11, (68 orë), të drejtimit mësimor “Shërbime mjetesh transporti”, Niveli I i AP.
- Kërkesat për hartuesit e materialeve mësimore:
- Të kenë përvojë si mësues në arsimin e mesëm parauniversitar ose universitar;
- Të kenë përvojë pune në fushën/drejtimin përkatës;
- Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup;
- Të kenë aftësi për të përdorur literaturë në gjuhë të huaj;
- Të përdorin kompjuterin.
- Të kenë mbaruar arsimin e lartë në fushën/drejtimin përkatës;
- Të kenë përvojë në hartimin e materialeve mësimore dhe/ose teksteve shkollore;
- Të kenë përvojë si mësimdhënës në lëndët profesionale të fushës/drejtimit përkatës;
- Kërkesë për Aplikim (e firmosur nga kandidati, nese sillet dorazi);
- CV;
- Fotokopje e Diplomës së shkollës së lartë
- Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 14 Shkurt 2019, ora 16:00.