Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), në mbështetje të Kodit Civil neni 659 e vijues; të Kodit të Punës të Republikës së Shqipërisë; të Ligjit nr. 15/2017, datë 16.2.2017 “Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqipërisë”, të VKM nr. 321, datë 21.04.2011 “Për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve”; të Rregullores së Brendshme për përzgjedhjen e bashkëpunëtorëve të jashtëm, shpall konkurrimin për bashkëpunëtorë lidhur me:
Hartimin e programit orientues të kursit të unifikuar:
- Udhërrëfyes turistik
- Mekanik i makinave industriale
- Instalime dhe mirëmbajtje e sistemeve ngrohëse-ftohëse
- Panele diellore
- Frutikulturë
- Kërkesa të përgjithshme:
- Të kenë përvojë si mësues/instruktor në kurset e formimit profesional ose në arsimin e mesëm profesional;
- Të kenë përvojë pune në fushën përkatëse;
- Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup;
- Të kenë aftësi për të përdorur literaturë në gjuhë të huaj;
- Të përdorin kompjuterin.
- Kërkesa të veçanta:
- Të kenë kualifikim profesional në fushën përkatëse;
- Të kenë përvojë në hartimin e kurrikulave/programeve të kurseve;
- Të kenë përvojë si mësues/instruktor në drejtimin/profilin përkatës;
- Të kenë përvojë pune në profesionin përkatës
- Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
- Kërkesë për Aplikim;
- CV;
- Fotokopje e dokumentit vërtetues të kualifikimit në fushën përkatëse.