Për të mbështetur rishikimin e Skeletkurrikulave të Arsimit Profesional, Agjencia Kombëtare e AFPK kërkon:
- Bashkëpunëtorë për rishikimin e skeletkurrikulit të profilit mësimor “Shërbime kujdesi për të moshuar”, Niv. III i KSHK, të drejtimit mësimor “Shërbime social shëndetësore”.
- Kërkesat për hartuesit e skeletkurrikulit:
- Të kenë përvojë më shumë se 3 vjet si mësues/instruktorë në arsimin parauniversitar ose universitar dhe/ose përvojë pune në fushën/drejtimin/profilin përkatës;
- Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup;
- Të kenë aftësi për të përdorur literaturë në gjuhë të huaj;
- Të përdorin kompjuterin.
- Të kenë mbaruar arsimin e lartë në fushën/drejtimin përkatës;
- Të kenë mbaruar arsimin e mesëm profesional dhe përvojë pune si instruktorë praktike në fushën/drejtimin/profilin përkatës
- Të kenë përvojë në hartimin e kurrikulave;
- Të kenë përvojë si mësimdhënës në lëndët/modulet profesionale të fushës/drejtimit/profilit përkatës;
- Kërkesë për Aplikim (e firmosur nga kandidati, nese e sjell dorazi);
- CV;
- Fotokopje e Diplomës së shkollës së lartë ose të shkollës së mesme profesionale
- Kopje të dokumentacionit që vërteton përvojën si mësues dhe/ose në punë, në fushë/drejtimin/profilin përkatës
- Kontrata me bashkëpunëtorët që do të shpallen fitues do të ketë një kohëzgjatje dy mujore, qysh nga data e nënshkrimit të saj.
- Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 17 shkurt 2021 ora 16:00.