AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE

[ivory-search id=”1574″ title=”test”]

Work shop për hartimin dhe validimin e standardit të profesionit “Teknik website” dhe standardit të kualifikimit “Zhvillim website”

  1. Home
  2. /
  3. Veprimtari
  4. /
  5. Work shop për hartimin…

Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK) në   bashkëpunim me projektit Skill for Jobs (S4J) zhvilloi takimet hartimin dhe validimin e  standardit të  profesionit “Teknik website” dhe  standardit të kualifikimit “Zhvillim website”  gjatë muajit Shkurt dhe Mars 2021.

Drejtoresha e AKAFPK, Zonja Ejvis Gishti, përshëndeti të pranishmit, duke falënderuar ata për kontributin në zhvillimin e standardeve kombëtare të profesionit dhe si moderatore, bëri orientimin e grupit punues drejt procesit të hartimit dhe validimit të standardardit të  profesionit “Teknik website” dhe  standardit të kualifikimit “Zhvillim website” Për hartimin e standardit të profesionit grupi i punës  përcaktoi të gjitha funksionet dhe detyrat dhe më vonë  u identifikuan njohuritë, aftësitë, qëndrimet dhe kriteret e performancës për  funksionet dhe detyrat e këtyre profesioneve. Për hartimin e standardit/përshkrimit të kualifikimit profesional “Zhvillim website” grupit të punës iu prezantua formati i standardeve/përshkrimeve të kualifikimeve profesionale   dhe më pas u bë  orientimi për plotësimin e rubrikave të njohurive dhe shprehive profesionale bazuar në rezultatet e të nxënit. Fillimisht u plotësuan informacioni hyrës i kualifikimeve që ka të bëjë me titullin, kohëzgjatjen, qëllimin e kualifikimit, kriteret në hyrje dhe mundësitë e punësimit dhe kualifikimit të mëtejshëm. Në vazhdim grupi i punës  përcaktoi të gjitha rubrikat kryesore lidhur me njohuritë dhe shprehitë profesionale dhe  u bë  orientimi për shkrimin e rezultateve të të nxënit, si bazë për hartimin e  standardeve /përshkrimeve të kualifikimit. Për hartimin e standardit të  kualifikimit “Zhvillim website”  grupi i punës u mbështet në standardet përkatëse të profesioneve. Validimi i standardit të profesionit dhe kualifikimit  u bë nga një grup tjetër ekspertësh të zgjedhur sipas kritereve përkatëse. Grupi i  punës ishte i  përbërë nga profesionistë të ardhur nga kompani private në sektorin Teknologjisë së informacionit dhe komunikimit në Shqipëri si dhe mësues të profesionit nga shkolla të mesme profesionale me qëllim reflektimin e kërkesave të tregut të punës për kualifikimet që kërkohen në këto profesione.

Takimet u zhvilluan në ” Hotel Mondial” në Tiranë.