Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), në mbështetje të Ligjit nr.7850, datë 29.07.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, nenet 659, 850 – 876, Ligjit nr.69, datë 21.06.2012, “Për Sistemin Arsimor Para universitar në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Ligjit nr. 15/2017, datë 16.02.2017 “Për  Arsimin dhe Formimin Profesional në Republikën e Shqipërisë”, Ligjit nr. 23/2018 Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10 247, datë 4.3.2010, “Për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve” Ligji nr.9380, datë 28.04.2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, i ndryshuar, Ligjit nr. 9367, datë 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar, VKM nr. 673 datë 16.10.2019 “Për organizimin dhe funksionimin e AKAFPK-së”, Rregullorja e brendshme e AKAFPK-së me nr. 33 dt.15.01.2020, “Për përzgjedhjen dhe shpërblimin e specialistëve të jashtëm me kontratë për realizimin e veprimtarive zhvillimore në fushën e AFP-së”, shpall konkurrimin për bashkëpunëtorë lidhur me:

  1. “Teknik gjeodet”
  2. “Murator dhe suvatues”
  3. “Asistentë, specialistë të punës sociale”

Kandidatët për hartimin e standardeve të profesionit  “Teknik gjeodet , “Murator dhe suvatues” dhe “Asistentë, specialistë të punës sociale” duhet të plotësojnë respektivisht këto kritere:

  • Kërkesa të përgjithshme:
  1. Të kenë përvojë pune në fushën përkatëse ose në mësimdhënie në këtë fushë;
  2. Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup;
  3. Të kenë aftësi për të përdorur literaturë në gjuhë të huaj;
  4. Të përdorë kompjuterin.

Kërkesa të veçanta për hartuesit e   standardit të profesionit, ekspertë nga biznesi:

  1. Të kenë mbaruar arsimin e mesëm ose të lartë në fushën përkatëse profesionale;
  2. Të njohë metodologjinë e hartimit të   standardit të profesionit;
  3. Të kenë marrë pjesë në veprimtari të ndryshme trajnuese për zhvillim e tyre profesional.
  4. Të kenë, aktualisht, të paktën 3 vite përvojë pune në fushën profesionale përkatëse dhe/ose mësimdhënie;
  • Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
  1. Kërkesë për Aplikim;
  2. CV;
  3. Fotokopje e Diplomës së arsimit të lartë ose të mesëm;
  4. Dokument vërtetues që vërteton kohëzgjatjen e përvojës në punë (fotokopjo e librezës së punës ose vërtetim) në fushën përkatëse;
  5. Fotokopje të dokumenteve që tregojnë kryerjen e kualifikimeve, trajnimeve dhe specializimeve të ndryshme (në se disponohen).

(Mosparaqitja e plotë e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit).

  • Ky angazhim do të realizohet për një periudhë me kohëzgjatje 1 (një) mujore.

Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 05.10.2021, ora 16.30

Aplikuesit do të vlerësohen në bazë të dokumentacionit të dorëzuar në AKAFPK, në përputhje me kërkesat e këtij njoftimi dhe do të njoftohen brenda 5 ditësh (kalendarike) nëpërmjet email-it për rezultatin e aplikimit të tyre.

Të gjitha njoftimet lidhur me procedurat e aplikimit do të gjenden në adresën e internetit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve www.akafp.gov.al.

Dokumentacioni dorëzohet në AKAFPK, pranë zyrës së Administratës.

Rruga “Mustafa Lleshi”, Godina e Thesarit, Kati i tretë, Tiranë

Email: info@akafp.gov.al.