AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE

[ivory-search id=”1574″ title=”test”]

Njoftim i dates 31 Janar 2022 – kërkohen bashkëpunëtorë për rishikimin e programeve orientuese të provimeve të maturës shtetërore profesionale

Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), në mbështetje të Ligjit nr.7850, datë 29.07.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, nenet 659, 850 – 876, Ligjit nr.69, datë 21.06.2012, “Për Sistemin Arsimor Para universitar në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Ligjit nr. 15/2017, datë 16.02.2017 “Për  Arsimin dhe Formimin Profesional në Republikën e Shqipërisë”, Ligjit nr. 23/2018 Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10 247, datë 4.3.2010, “Për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve”, Ligjit nr.9380, datë 28.04.2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, i ndryshuar, Ligjit nr. 9367, datë 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar, VKM nr. 673 datë 16.10.2019 “Për organizimin dhe funksionimin e AKAFPK-së”, Rregulloren e brendshme e AKAFPK-së me nr. 33 dt.15.01.2020, “Për përzgjedhjen dhe shpërblimin e specialistëve të jashtëm me kontratë për realizimin e veprimtarive zhvillimore në fushën e AFP-së”, e ndryshuar, shpall konkurrimin për bashkëpunëtorë lidhur me:

Rishikimin e Programit Orientuese të provimeve të  Maturës Shtetërore Profesionale:

  1. Gjeodezi

Kandidatët e interesuar për këtë shërbim duhet të plotësojnë këto kërkesa:

Kërkesa të përgjithshme:

  • Të kenë zotësi të plotë për të vepruar.
  • Të përmbushin kërkesat ligjore për nivelin arsimor dhe të zotërojnë aftësitë e nevojshme të fushës përkatëse të kualifikimit profesional.
  • Të jenë në kushte shëndetësore të mira për të kryer detyrat përkatëse.
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup.
  • Të ketë aftësi për të përdorur programet kompjuterike.

Kërkesa të veçanta:

  • Të kenë mbaruar arsimin e lartë në fushën përkatëse profesionale, të kenë përvojë si mësimdhënës në drejtimin/profilin përkatës.
  • Të kenë jo më pak se 3 (tri) vite eksperiencë pune në mësimdhënie dhe si bashkëpunëtor i AKAFPK-së për kualifikimin profesional të mësipërm.
  • Të ketë mbaruar arsimin e mesëm profesional në fushën përkatëse dhe të ketë jo më pak se pesë vite eksperiencë pune në biznes, në fushën përkatëse.

Do të preferohen ata kandidatë, të cilët janë trajnuar për vlerësimin përfundimtar të nxënësve në shkollat profesionale apo zhvillojnë lëndët përkatëse.

Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. Kërkesë për Aplikim.
  2. CV
  3. Fotokopje e Diplomës/Certifikatës që dëshmon kualifikimin në fushën përkatëse profesionale.
  4. Dokument vërtetues për eksperiencën në punë (fotokopjo e librezës së punës ose vërtetim)
  • Ky angazhim do të realizohet për një periudhë me kohëzgjatje 1 (një) mujore.

Paraqitja e dokumenteve

Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 04.02.2022, ora 14.00 dorazi, në Zyrën e Administratës së AKAFPK-së me adresë: Rruga Mustafa Lleshi, Kati i III-të, Godina e Thesarit, Tiranë, ose në rrugë elektronike (të skanuara) në adresën  info@akafp.gov.al

(Mosparaqitja e plotë e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit)

Të gjitha njoftimet e mëtejshme në lidhje me vazhdimin e procedurave të konkurrimit për këtë shërbim, mund t’i gjeni në adresën https://www.akafp.gov.al/ e Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve.