AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE

[ivory-search id=”1574″ title=”test”]

Work shop për hartimin dhe validimin e standardeve/përshkrimeve të kualifikimeve “Rrjete të dhënash”, “Mbështetje e përdoruesve TIK” dhe “Programim”

  1. Home
  2. /
  3. Veprimtari
  4. /
  5. Work shop për hartimin…

Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK) në   bashkëpunim me projektit Skill for Jobs (S4J) zhvilloi takimet për hartimin  dhe validimin e standardeve/përshkrimeve të kualifikimeve “Rrjete të dhënash”,  “Mbështetje e përdoruesve TIK” dhe “Programim”  gjatë muajit Janar dhe Shkurt. Në fillim të takimit Zj. Ejvis Gishti, Drejtore e AKAFPK përshëndeti të pranishmit, duke falënderuar ata për kontributin në zhvillimin e standardeve të kualifikimit.  Në fillim të takimit u  bë orientimi i grupit për hartimin e standardeve/përshkrimeve të kualifikimeve profesionale “Rrjete të dhënash”,  “Mbështetje e përdoruesve TIK” dhe “Programim”. Grupit të punës iu prezantua formati i standardeve/përshkrimeve të kualifikimeve profesionale   dhe më pas u bë  orientimi për plotësimin e rubrikave të njohurive dhe shprehive profesionale bazuar në rezultatet e të nxënit. Fillimisht u plotësuan informacioni hyrës i kualifikimeve që ka të bëjë me titullin, kohëzgjatjen, qëllimin e kualifikimit, kriteret në hyrje dhe mundësitë e punësimit dhe kualifikimit të mëtejshëm. Në vazhdim grupi i punës  përcaktoi të gjitha rubrikat kryesore lidhur me njohuritë dhe shprehitë profesionale dhe  u bë  orientimi për shkrimin e rezultateve të të nxënit, si bazë për hartimin e  standardeve /përshkrimeve të kualifikimit. Për hartimin e standardeve të  kualifikimeve “Rrjete të dhënash”, “Mbështetje e përdoruesve TIK” dhe “Programim”  grupi i punës u mbështet në standardet përkatëse të profesioneve .

Takimet u zhvilluan në ” Hotel Mondial” në Tiranë.