AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE

[ivory-search id=”1574″ title=”test”]

AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE SHPALL NJOFTIMIN “PËR DATËN E ZHVILLIMIT TË DY PROVIMEVE TË KUALIFIKIMIT (PËR VITIN 2023) PËR MËSIMDHËNËSIT E KULTURËS PROFESIONALE NË ARSIMIN DHE FORMIMIN PROFESIONAL”

  1. Home
  2. /
  3. Njoftime
  4. /
  5. Njoftime për bashkëpunëtorë
  6. /
  7. AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT,…
Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), në mbështetje të Ligjit nr.7850, datë 29.07.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, nenet 659, 850 – 876, Ligjit nr.69, datë 21.06.2012, “Për Sistemin Arsimor Parauniversitar në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Ligjit nr. 15/2017, datë 16.02.2017 “Për  Arsimin dhe Formimin Profesional në Republikën e Shqipërisë”, Ligjit nr. 23/2018 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10 247, datë 4.3.2010, “Për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve”, Ligjit nr.9380, datë 28.04.2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, i ndryshuar, Ligjit nr. 9367, datë 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar, VKM nr. 673 datë 16.10.2019 “Për organizimin dhe funksionimin e AKAFPK-së”, Udhëzimit të MFE Nr. 21, dt.27.06.2022 “Për kualifikimin e vazhduar profesionale të mësimdhënësve të kulturës profesionale në AFP”, Urdhërit të brendshëm Nr.7, datë 10.01.2023 për “Miratimin e udhëzuesit për procedurat, afatet kohore dhe përgjegjësitë që lidhen me kualifikimin e mësimdhënësve të cultures profesionale në AFP, për vitin 2023: Njofton
  1. Të gjithë mësimdhënësit e kulturës profesionale të ofruesve të Arsimit Profesional, kandidatë për kualifikim/atestim 5, 10 dhe 20 vjeçar, për vitin 2023, njoftohen që provimet e kualifikimit për dy grupet (A dhe B) e mësimdhënësve (të përcaktuara në nenin 2, pika 4, të Udhëzimit të MFE Nr:21, datë 27.6.2022), do të zhvillohen në datën 3 qershor 2023, ora 10:00 – 12:00.
  2. Provimet do të zhvillohen në mjediset e Shkollës Teknike Ekonomike, në Tiranë (rruga “Xhorxhi Martini”).
  3. Mësimdhënësit kandidatë për kualifikim duhet të jenë të pajisur me dokument identifikimi dhe të paraqiten së paku 30 minuta para fillimit të provimit.
  4. Ky njoftim së bashku me listën emërore të mësimdhënësve kandidatë për kualifikim, do të publikohet edhe në faqen zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK) akafp.gov.al   
Kujdes: Nëse mësimdhënësi kandidat për kualifikim nuk paraqitet në provim ose tërhiqet para fillimit të tij, nuk e fiton kategorinë e kualifikimit përkatës, për vitin 2023.  Shënim: Për të gjithë kandidatët e regjistruar, lutemi të verifikoni paraprakisht emrin, mbiemrin, si dhe shkallën e kualifikimit për të cilën aplikon. Ju urojmë suksese! Lista e perfundimtare e kandidateve per kualifikim 2023, pas shqyrtimit të dosjeve