Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), në mbështetje të Ligjit nr.7850, datë 29.07.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, nenet 659, 850 – 876, Ligjit nr.69, datë 21.06.2012, “Për Sistemin Arsimor Para universitar në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Ligjit nr. 15/2017, datë 16.02.2017 “Për Arsimin dhe Formimin Profesional në Republikën e Shqipërisë”, Ligjit nr. 23/2018 Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10 247, datë 4.3.2010, “Për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve” Ligji nr.9380, datë 28.04.2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, i ndryshuar, Ligjit nr. 9367, datë 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar, VKM nr. 673 datë 16.10.2019 “Për organizimin dhe funksionimin e AKAFPK-së”, Urdhërit të Drejtorit të AKAFPK-së, nr. 21, datë 13.04.2023 “Për miratimin e Udhëzuesit për procedurat e përzgjedhjes dhe shpërblimit të specialistëve të jashtëm dhe bashkëpunëtorve në projekte, me kontratë, për realizimin e veprimtarive zhvillimore të AKAFPK-së”, shpall shtyrjen e afatit të aplikimit për bashkëpunëtorë lidhur me:
- Hartimin e Skeletkurrikulit të ri të profilit mësimor “Kuzhinë”, Niv. III i KSHK (3 vjeçar).
- Kërkesat për bashkëpunëtorët për hartimin e skeletkurrikulit të ri:
- të kenë aftësi komunikuese me shkrim dhe me gojë
- të kenë aftësi të punës në grup
- të përdorin programet bazë të kompjuterit
- të zotërojnë teknikat e komunikimit elektronik
- të përdorin literaturë në gjuhë të huaj
- të kenë mbaruar arsimin e mesëm ose të lartë në fushën përkatëse profesionale;
- të kenë përvojë pune, jo më pak se 3 vjet, si mësimdhënës të teorisë dhe/ose praktikës profesionale në formimin profesional, në arsimin e mesëm profesional dhe në arsimin e lartë, në fushën profesionale përkatëse;
- nëse nuk kanë përfunduar arsimin e lartë, të kenë jo më pak se 3 vjet përvojë pune në profesionin përkatës
- Kërkesë për Aplikim (e firmosur nga kandidati, nëse e sjell dorazi);
- CV në shqip;
- Fotokopje e Diplomës së shkollës së lartë ose të shkollës së mesme profesionale
- Fotokopje të certifikatave të kualifikimeve në fushën përkatëse
- Kopje të dokumentacionit që vërteton përvojën si mësues dhe/ose në punë, në fushën/drejtimin/profilin përkatës.
- Kontrata me bashkëpunëtorët që do të shpallen fitues do të ketë një kohëzgjatje 1 (një) mujore, qysh nga data e nënshkrimit të saj.
- Grupi i punës për hartimin e skeletkurrikulit të ri do të jetë i përbërë nga 4 ÷ 6 bashkëpunëtorë të shpallur fitues.
- Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 12 mars 2024, ora 16:30.
- Kandidatët, të cilët kanë aplikuar më parë, sipas njoftimit të datës 22 shkurt 2024, nuk është e nevojshme të ri-aplikojnë