AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE

[ivory-search id=”1574″ title=”test”]

Njoftim i dates 22 Prill 2024 – për bashkëpunëtorë për rishikimin e 4 skeletkurrikulave të ap për vitin shkollor 2024-2025

Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), në mbështetje të Ligjit nr.7850, datë 29.07.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, nenet 659, 850 – 876, Ligjit nr.69, datë 21.06.2012, “Për Sistemin Arsimor Para universitar në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Ligjit nr. 15/2017, datë 16.02.2017 “Për  Arsimin dhe Formimin Profesional në Republikën e Shqipërisë” (i ndryshuar), Ligjit nr. 23/2018 Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10 247, datë 4.3.2010, “Për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve” Ligji nr.9380, datë 28.04.2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, i ndryshuar, Ligjit nr. 9367, datë 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar, VKM nr. 673 datë 16.10.2019 “Për organizimin dhe funksionimin e AKAFPK-së”, Urdhërit të Drejtorit të AKAFPK-së, nr. 21, datë 13.04.2023 “Për miratimin e Udhëzuesit për procedurat e përzgjedhjes dhe shpërblimit të specialistëve të jashtëm dhe bashkëpunëtorve në projekte, me kontratë, për realizimin e veprimtarive zhvillimore të AKAFPK-së”, shpall konkurrimin për bashkëpunëtorë lidhur me:
  1. Rishikimin e 4 Skeletkurrikulave të Arsimit Profesional, si më poshtë:
  1. Skeletkurrikulin e profilit mësimor “Bar restorant”, Niv. III i KSHK (1 vjeçar).
  2. Skeletkurrikulin e profilit mësimor “Guidë turistike”, Niv. IV i KSHK (2 vjeçar).
  3. Skeletkurrikulin e profilit mësimor “Kopshtari”, Niv. III i KSHK (1 vjeçar).
  4. Skeletkurrikulin e profilit mësimor mësimor “Prodhim bimor”, Niv. III i KSHK (1 vjeçar).
  1. Kërkesat për bashkëpunëtorët për hartimin/rishikimin e skeletkurrikulave: 
2.1. Kërkesa të përgjithshme për bashkëpunëtorët:
  1. të kenë aftësi komunikuese me shkrim dhe me gojë
  2. të kenë aftësi të punës në grup
  3. të përdorin programet bazë të kompjuterit
  4. të zotërojnë teknikat e komunikimit elektronik
  5. të përdorin literaturë në gjuhë të huaj
2.2. Kërkesa të veçanta për bashkëpunëtorët:
  1. të kenë mbaruar arsimin e mesëm ose të lartë në fushën profesionale përkatëse;
  2. të kenë përvojë pune, jo më pak se 3 vjet, si mësimdhënës të teorisë dhe/ose praktikës profesionale në formimin profesional, në arsimin e mesëm profesional dhe në arsimin e lartë, në fushën profesionale përkatëse;
  3. nëse nuk kanë përfunduar arsimin e lartë, të kenë jo më pak se 3 vjet përvojë pune në profesionin përkatës
2.3. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
  1. Kërkesë për Aplikim (e firmosur nga kandidati, nëse e sjell dorazi);
  2. CV në shqip;
  3. Fotokopje e Diplomës së shkollës së lartë ose të shkollës së mesme profesionale
  4. Fotokopje të certifikatave të kualifikimeve në fushën përkatëse
  5. Kopje të dokumentacionit që vërteton përvojën si mësues dhe/ose në punë, në fushën/drejtimin/profilin përkatës. 
  1. Kontrata me bashkëpunëtorët që do të shpallen fitues do të ketë një kohëzgjatje 1 (një) mujore, qysh nga data e nënshkrimit të saj. 
  1. Çdo grup pune për rishikimin e skeletkurrikulave do të jetë i përbërë nga 3 ÷ 5 bashkëpunëtorë të shpallur fitues. 
  1. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 29 prill 2024, ora 16:30.
Të gjitha njoftimet lidhur me procedurat e aplikimit do të gjenden në adresën e internetit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve: www.akafp.gov.al Dokumentacioni dërgohet me e-mail në adresën: info.akafp@akafp.gov.al ose dorëzohet në AKAFPK, pranë zyrës së Administratës, në adresën e Agjencisë: Rruga: Mustafa Lleshi, Godina e Thesarit, Kati i tretë , Tiranë Tel. 04 22 37087  Vini re: Nëse aplikoni me e-mail, bashkangjitur, nuk duhet të dërgoni dokumente të ZIP-uara dhe madhësia e dokumentave nuk duhet të kalojë vlerën 2MB, në të kundërt duhet që të shpërndani dokumentat në më shumë se një mesazh aplikimi.