AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE

[ivory-search id=”1574″ title=”test”]

Njoftim i dates 23 Prill 2024 – PËR VLERËSUES TË JASHTËM TË PROCESIT TË AKREDITIMIT

Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), në mbështetje të Kushtetutës së Shqipërisë (të ndryshuar), Ligjit nr. 7961 datë 12.7.1995 të Kodit të Punës të Republikës së Shqipërisë, Ligjit nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”, Ligjit Nr. 15/2017 “Për arsimin dhe formimin Profesional në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar”, Ligjit nr. 23/2018 Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10 247 datë 04.03.2010 “Për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve”, Ligjit Nr. 80/2015 “Për Arsimin e lartë dhe kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar”, Ligjit Nr. 69/2012 “Për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Shqipërisë, (i ndryshuar) me ligjin nr. 56/2015 i datës 28.5.2015, me ligjin nr. 48/2018 i datës 23.7.2018”, VKM-së nr. 673 datë 16.10.2019, “Për Organizimin dhe Funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve”, Urdhrit Nr. 128, datë 06.07.2021 të MFE-së  “Për Miratimin e Rregullores për Standardet, Kriteret dhe Procedurat e Akreditimit të Ofruesve të Arsimit dhe Formimit Profesional”, Urdhrit nr. 21, datë 13.4.2023 me nr. 113/1 prot., datë 13.4.2023 “Për miratimin e Udhëzuesit për procedurat e përzgjedhjes dhe shpërblimit të specialistëve të jashtëm dhe bashkëpunëtorëve në projekte me kontratë për realizimin e veprimtarive zhvillimore të AKAFPK”, si dhe aktet e tjera ligjore dhe nënligjore në fuqi të cilat lidhen me veprimtarinë e këtij institucioni, shpall konkurrimin për bashkëpunëtorë lidhur me: Vlerësimin e jashtëm për akreditimin institucional të ofruesit publik të AFP-së, Shkollës së mesme Profesionale “Kolin Gjoka” Lezhë, që ofron kualifikimet profesionale të mëposhtme:
  1. Ekonomi-Biznes      Niveli II në KSHK
  2. Tregti                         Niveli IV në KSHK
  3. Teknologji informacioni dhe komunikimi Niveli II në KSHK
  4. Zhvillim website Niveli IV në KSHK
  5. Multimedia Niveli IV në KSHK
  6. Hoteleri-Turizëm Niveli II në KSHK
  7. Kuzhinë-Pastiçeri Niveli III në KSHK
  8. Shërbime të udhëtimit dhe turizmit Niveli IV në KSHK
  9. Hoteleri-Turizëm Niveli IV në KSHK
  10. Shërbime Sociale dhe Shëndetësore Niveli II në KSHK
  11. Shërbime Kujdesi për Fëmijë Niveli III në KSHK
  12. Shërbime Sociale dhe Shëndetësore Niveli IV në KSHK
  13. Teknologji ushqimore Niveli II në KSHK
  14. Teknologji e përpunimit të brumërave Niveli III në KSHK
  15. Teknologji ushqimore Niveli IV në KSHK 
Specifikimet e detyrës për të cilën do të angazhohen specialistët e jashtëm për procesin e  akreditimit: Grupi i Vlerësimit të Jashtëm përbëhet nga 3 (tre) vlerësues të jashtëm. Grupi i vlerësimit të jashtëm analizon dokumentet dhe të dhënat e ofruesit të AFP-së dhe harton planin paraprak të vizitës në terren, e cila zgjat 1–3 ditë, sipas planit të dakordësuar. Anëtarët e GVJ-së mbledhin evidencat e nevojshme, sipas standardeve dhe kritereve të akreditimit, nëpërmjet mënyrave të ndryshme për mbledhjen e informacionit dhe hartojnë raportin përfundimtar të akreditimit. Kandidatët e interesuar për këtë shërbim duhet të plotësojnë këto kërkesa:   Kërkesa të përgjithshme 
  • të kenë aftësi komunikuese me shkrim dhe me gojë
  • të kenë aftësi të punës në grup
  • të përdorin programet bazë të kompjuterit
  • të zotërojnë teknikat e komunikimit elektronik
  • të përdorin literaturë në gjuhë të huaj
Kërkesa të veçanta: 
  • të kenë përfunduar arsimin e lartë (të paktën niveli 7 i KSHK-së);
  • të kenë jo më pak se 5 vite përvojë pune, në AFP dhe/apo në fushat profesionale përkatëse;
  • të jenë të certifikuar si vlerësues të jashtëm të procesit të akreditimit;
  • të kenë ndjekur trajnimin e vazhduar për procesin e akreditimit;
  • të mos jenë të përjashtuar nga e drejta për të vepruar si vlerësues të jashtëm të procesit të akreditimit.
  • të kenë nënshkruar formularin e deklarimit që nuk kanë konflikt interesi me AKAFPK-në dhe ofruesin e AFP-së, sipas formatit bashkëlidhur (Shtojca 1).
  • të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata për kryerjen e një vepre penale.
Paraqitja e dokumenteve Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
  • Kërkesë për Aplikim referuar njoftimit përkatës për aplikim e firmosur nga kandidati
  • Fotokopje e dokumentit të identifikimit
  • Jetëshkrimi (CV)
  • Fotokopje e dokumenteve të diplomimit/certifikimit që vërtetojnë kualifikimin përkatës.
  • Dokument zyrtar që vërteton kohëzgjatjen e përvojës në punë, në fushën përkatëse (fotokopje të librezës së punës, vërtetim nga e-albania dhe/apo çdo dokument tjetër zyrtar që plotëson këtë kërkesë).
  • Kopje të Certifikatës së lëshuar nga AKAFPK-ja si vlerësues i jashtëm në procesin e akreditimit të IoAFP-ve
  • Deklaratën e nënshkruar që nuk ka konflikt interesi me stafin e AKAFPK-së dhe ofruesin publik, sipas formatit bashkëlidhur. (Shtojca 1).
  • Dëshmi penaliteti
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton kryerjen e kualifikimeve, trajnimeve apo specializimeve të ndryshme (në se disponon).
Numri i anëtarëve të grupit për detyrën përkatëse: Numri minimal dhe maksimal i anëtarëve të grupit për vlerësimin e jashtëm për akreditim është 3 (tre) anëtarë. Kohëzgjatja e kontratës: Kontrata lidhet për një periudhë  6 (gjashtë) mujore ose kjo kontratë do të pranohet e përmbushur kur ka plotësuar pikën “b” të fazës së III të neni nr. 10 si dhe të pikës 5 të neni 17 të Urdhrin nr. 128 datë 06.07.2021, i Ministrit të Financave dhe Ekonomisë. Kjo kontratë hyn në fuqi nga data e nënshkrimit të saj. Mënyra e aplikimit dhe afatet Kandidati duhet të dorëzojë në Zyrën e Administratës së  AKAFPK-së me adresë: Rruga Mustafa Lleshi, Kati i III-të, Godina e Thesarit, Tiranë, ose në mënyrë elektronike (të skanuara) në adresën info.akafp@akafp.gov.al dosjen me dokumentet e mësipërme. Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda afatit të përcaktuar sjell skualifikim të kandidatit. Afati i dorëzimit të dokumentacionit brenda datës 29 Prill 2024, ora 16.30. Të gjitha njoftimet e mëtejshme në lidhje me vazhdimin e procedurave të konkurrimit për këtë shërbim, mund t’i gjeni në adresën e Web Site të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve.

Shtojca