AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE

[ivory-search id=”1574″ title=”test”]

Njotim i datës 20 Shtator 2024- për bashkëpunëtorë për hartimin e 10 materialeve mësimore në mbështetje të lëndëve/moduleve mësimore të skeletkurrikulave të arsimit profesional

Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), në mbështetje të Ligjit nr.7850, datë 29.07.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, nenet 659, 850 – 876, Ligjit nr.69, datë 21.06.2012, “Për Sistemin Arsimor Para universitar në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Ligjit nr. 15/2017, datë 16.02.2017 “Për  Arsimin dhe Formimin Profesional në Republikën e Shqipërisë”, Ligjit nr. 23/2018 Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10 247, datë 4.3.2010, “Për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve” Ligji nr.9380, datë 28.04.2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, i ndryshuar, Ligjit nr. 9367, datë 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar, VKM nr. 673 datë 16.10.2019 “Për organizimin dhe funksionimin e AKAFPK-së”, Urdhërit të Drejtorit të AKAFPK-së, nr. 21, datë 13.04.2023 “Për miratimin e Udhëzuesit për procedurat e përzgjedhjes dhe shpërblimit të specialistëve të jashtëm dhe bashkëpunëtorve në projekte, me kontratë, për realizimin e veprimtarive zhvillimore të AKAFPK-së”, shpall konkurrimin për bashkëpunëtorë lidhur me:  Hartimin e 10 materialeve mësimore për lëndët/modulet profesionale si më poshtë (në Shtojcën e mëposhtme tregohen edhe programet sintetike përkatëse të këtyre lëndëve): 
  • Lëndët/modulet profesionale për të cilat do të hartohen materialet mësimore: 
  1. Moduli “Zhvillimi urban dhe teknika e ndërtimit”, me kod M-17-1870-22, viti II-150 orë, Niv.V i KSHK, profili “Ndërmjetësim i pasurive të paluajtshme” (pas të mesmës).
  2. Moduli “Marketingu në fushën e ndërmjetësimit”, me kod M-17-1866-22, viti I-75 orë, Niv. V i KSHK, profili “Ndërmjetësim i pasurive të paluajtshme”.
  3. Moduli “Ndërmjetësimi dhe shitja”, me kod M-17-1867-22, viti I-200 orë, Niv. V i KSHK, profili “Ndërmjetësim i pasurive të paluajtshme”.
  4. Lënda “Parazitologjia”, me kod L-19-222-16, kl.12-36 orë, në drejtimin “Veterinari”, Niv.IV i KSHK.
  5. Lënda “Riprodhimi i kafshëve”, me kod L-19-085-16, kl.13-32 orë, në drejtimin “Veterinari”.
  6. Lënda “Mbarështimi i faunës pyjore”, me kod L-25-618-23, kl.11-34 orë, në drejtimin ”Pyje”.
  7. Lënda “Kuadri ligjor në shërbimin social-shëndetësor”, me kod L-20-277-22, kl 13-64 orë, Niv. IV i KSHK, drejtimi “Shërbime sociale dhe shëndetësore”.
  8. Lënda “Shërbime shëndetësore dhe sociale”, me kod L-20-594-22, kl 13-32 orë, Niv. IV i KSHK, drejtimi “Shërbime sociale dhe shëndetësore”.
  9. Lënda “Përpunimi i produkteve territoriale për agroturizëm”, me kod L-08-483-18, kl 12-32 orë, Niv. III i KSHK, profili “Agroturizëm”.
  10. Lënda “Njohuri për mekatronikën e automjeteve”, me kod L-18-513-20, kl 12-108 orë, Niv. IV i KSHK, drejtimi “Shërbime mjetesh transporti”.
  1. Kërkesat për hartuesit e materialeve mësimore mbështetëse të lëndëve/moduleve profesionale:
2.1. Kërkesa të përgjithshme për bashkëpunëtorët:
  1. Të kenë përvojë si mësimdhënës/instruktorë në arsimin parauniversitar ose universitar dhe/ose përvojë pune në fushën/drejtimin/profilin përkatës;
  2. Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup;
  3. Të kenë aftësi për të përdorur literaturë në gjuhë të huaj;
  4. Të përdorin kompjuterin.
2.2. Kërkesa të veçanta për bashkëpunëtorët:
  1. Të kenë mbaruar arsimin e lartë në fushën/drejtimin përkatës;
  2. Të kenë përvojë në hartimin e materialeve mësimore dhe/ose teksteve shkollore;
  3. Të kenë përvojë më shumë se 3 vjet si mësimdhënës në lëndët/modulet profesionale të fushës/drejtimit përkatës;
2.3. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
  1. Kërkesë për Aplikim (e firmosur nga kandidati, nëse e sjell dorazi);
  2. CV në shqip;
  3. Fotokopje e Diplomës së shkollës së lartë
  4. Fotokopje të certifikatave të kualifikimeve në fushën përkatëse
  5. Kopje të dokumentacionit që vërteton kohëzgjatjen e përvojës si mësues dhe/ose në punë, në fushën/drejtimin/profilin përkatës 
  1. Kontrata me bashkëpunëtorët që do të shpallen fitues do të ketë një kohëzgjatje 2 dy) mujore, qysh nga data e nënshkrimit të saj. 
  1. Çdo grup pune për hartimin e materialeve mësimore mbështetëse do të jetë i përbërë nga 3 ÷ 5 bashkëpunëtorë të shpallur fitues. 
  1. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 26 shtator 2024, ora 16:30.
Të gjitha njoftimet lidhur me procedurat e aplikimit do të gjenden në adresën e internetit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve: www.akafp.gov.al Dokumentacioni dërgohet me e-mail në adresën: info.akafp@akafp.gov.al ose dorëzohet në AKAFPK, pranë zyrës së Administratës, në adresën e Agjencisë: Rruga: Mustafa Lleshi, Godina e Thesarit, Kati i tretë , Tiranë Tel. 04 22 37087  Vini re: Nëse aplikoni me e-mail, bashkangjitur, NUK duhet të dërgoni dokumente të ZIP-uara dhe madhësia e dokumentave NUK duhet të kalojë vlerën 2MB, në të kundërt duhet që të shpërndani dokumentat në më shumë se një mesazh aplikimi.

SHTOJCA