AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE

[ivory-search id=”1574″ title=”test”]

Njoftim i dates 4 Tetor 2024 – për bashkëpunëtorë për hartimin e një materiali mësimor në mbështetje të lëndëve mësimore të skeletkurrikulave të arsimit profesional

Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), në mbështetje të Ligjit nr.7850, datë 29.07.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, nenet 659, 850 – 876, Ligjit nr.69, datë 21.06.2012, “Për Sistemin Arsimor Para universitar në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Ligjit nr. 15/2017, datë 16.02.2017 “Për  Arsimin dhe Formimin Profesional në Republikën e Shqipërisë”, Ligjit nr. 23/2018 Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10 247, datë 4.3.2010, “Për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve” Ligji nr.9380, datë 28.04.2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, i ndryshuar, Ligjit nr. 9367, datë 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar, VKM nr. 673 datë 16.10.2019 “Për organizimin dhe funksionimin e AKAFPK-së”, Urdhërit të Drejtorit të AKAFPK-së, nr. 21, datë 13.04.2023 “Për miratimin e Udhëzuesit për procedurat e përzgjedhjes dhe shpërblimit të specialistëve të jashtëm dhe bashkëpunëtorve në projekte, me kontratë, për realizimin e veprimtarive zhvillimore të AKAFPK-së”, shpall konkurrimin për bashkëpunëtorë lidhur me:  Hartimin e 1 (një) materiali mësimor për lëndën profesionale si më poshtë (në Shtojcën e mëposhtme tregohen edhe programi sintetik përkatëse i kësaj lënde: 
  • Lënda profesionale për të cilën do të hartohet materiali mësimor: 
  1. Lënda “Shërbime mekatronike në automjete”, me kod L-18-514-20, kl 12-72 orë, Niv. IV i KSHK, drejtimi “Shërbime mjetesh transporti”.
  1. Kërkesat për hartuesit e materialit mësimor mbështetës i lëndës profesionale:
2.1. Kërkesa të përgjithshme për bashkëpunëtorët:
  1. Të kenë përvojë si mësimdhënës/instruktorë në arsimin parauniversitar ose universitar dhe/ose përvojë pune në fushën/drejtimin/profilin përkatës;
  2. Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup;
  3. Të kenë aftësi për të përdorur literaturë në gjuhë të huaj;
  4. Të përdorin kompjuterin.
2.2. Kërkesa të veçanta për bashkëpunëtorët:
  1. Të kenë mbaruar arsimin e lartë në fushën/drejtimin përkatës;
  2. Të kenë përvojë në hartimin e materialeve mësimore dhe/ose teksteve shkollore;
  3. Të kenë përvojë më shumë se 3 vjet si mësimdhënës në lëndët/modulet profesionale të fushës/drejtimit përkatës;
2.3. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
  1. Kërkesë për Aplikim (e firmosur nga kandidati, nëse e sjell dorazi);
  2. CV në shqip;
  3. Fotokopje e Diplomës së shkollës së lartë
  4. Fotokopje të certifikatave të kualifikimeve në fushën përkatëse
  5. Kopje të dokumentacionit që vërteton kohëzgjatjen e përvojës si mësues dhe/ose në punë, në fushën/drejtimin/profilin përkatës 
  1. Kontrata me bashkëpunëtorët që do të shpallen fitues do të ketë një kohëzgjatje 2 (dy) mujore, qysh nga data e nënshkrimit të saj. 
  1. Çdo grup pune për hartimin e materialeve mësimore mbështetëse do të jetë i përbërë nga 3 ÷ 5 bashkëpunëtorë të shpallur fitues. 
  1. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 10 tetor 2024, ora 16:30.
Të gjitha njoftimet lidhur me procedurat e aplikimit do të gjenden në adresën e internetit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve: www.akafp.gov.al Dokumentacioni dërgohet me e-mail në adresën: info.akafp@akafp.gov.al ose dorëzohet në AKAFPK, pranë zyrës së Administratës, në adresën e Agjencisë: Rruga: Mustafa Lleshi, Godina e Thesarit, Kati i tretë , Tiranë Tel. 04 22 37087  Vini re: Nëse aplikoni me e-mail, bashkangjitur, NUK duhet të dërgoni dokumente të ZIP-uara dhe madhësia e dokumentave NUK duhet të kalojë vlerën 2MB, në të kundërt duhet që të shpërndani dokumentat në më shumë se një mesazh aplikimi. Shtojca