- Për të mbështetur hartimin e materialeve mësimore në mbështetje të lëndëve/moduleve profesionale të Arsimit Profesional, Agjencia Kombëtare e AFP dhe Kualifikimeve kërkon:
- Bashkëpunëtorë për hartimin e materialeve mësimore të lëndëve/moduleve profesionale:
- Moduli “Zhvillimi urban dhe teknika e ndërtimit” kodi M-17-1870-22, viti II, 150 orë Niveli V i KSHK-së profili “Ndërmjetësim i pasurive të paluajtshme” pas të mesmes.
- Moduli “Ndërmjetësimi dhe shitja” kodi M-17-1867-22, viti I, 200 orë Niveli V i KSHK-së profili “Ndërmjetësim i pasurive të paluajtshme” pas të mesmes.
- Lënda “Parazitologjia” kodi L-19-222-16, kl.12, 36 orë Niveli IV i KSHK-së drejtimi “Veterinari”.
- Lënda “Riprodhimi i kafshëve” kodi L-19-085-16, kl.13, 32 orë Niveli IV i KSHK-së drejtimi “Veterinari”.
- Lënda “Mbarështimi i faunës pyjore” kodi L-25-618-23, kl.11, 34 orë Niveli II i KSHK-së drejtimi “Pyje”.
- Kërkesat për hartuesit e materialeve mësimore mbështetëse të lëndëve/moduleve profesionale:
- Të kenë përvojë si mësimdhënës/instruktorë në arsimin parauniversitar ose universitar dhe/ose përvojë pune në fushën/drejtimin/profilin përkatës;
- Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup;
- Të kenë aftësi për të përdorur literaturë në gjuhë të huaj;
- Të përdorin kompjuterin.
- Të kenë mbaruar arsimin e lartë në fushën/drejtimin përkatës;
- Të kenë përvojë në hartimin e materialeve mësimore dhe/ose teksteve shkollore;
- Të kenë përvojë më shumë se 3 vjet si mësimdhënës në lëndët/modulet profesionale të fushës/drejtimit përkatës;
- Kërkesë për Aplikim (e firmosur nga kandidati, nëse e sjell dorazi);
- CV në shqip;
- Fotokopje e Diplomës së shkollës së lartë
- Fotokopje të certifikatave të kualifikimeve në fushën përkatëse
- Kopje të dokumentacionit që vërteton kohëzgjatjen e përvojës si mësues dhe/ose në punë, në fushën/drejtimin/profilin përkatës
- Kontrata me bashkëpunëtorët që do të shpallen fitues do të ketë një kohëzgjatje 2 (dy) mujore, qysh nga data e nënshkrimit të saj.
- Çdo grup pune për hartimin e materialeve mësimore mbështetëse do të jetë i përbërë nga 3 ÷ 5 bashkëpunëtorë të shpallur fitues.
- Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 10 tetor 2024, ora 16:30.