AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE

[ivory-search id=”1574″ title=”test”]

Njoftim i dates 30 dhjetor 2024-PËR BASHKËPUNËTORË PËR HARTIMIN/RISHIKIMIN E TRE SKELETKURRIKULAVE TË ARSIMIT PROFESIONAL, PËR VITIN SHKOLLOR 2025-2026

Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), në mbështetje të Ligjit nr.7850, datë 29.07.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, nenet 659, 850 – 876, Ligjit nr.69, datë 21.06.2012, “Për Sistemin Arsimor Para universitar në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Ligjit nr. 15/2017, datë 16.02.2017 “Për  Arsimin dhe Formimin Profesional në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Ligjit nr. 23/2018 Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10 247, datë 4.3.2010, “Për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve” Ligji nr.9380, datë 28.04.2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, i ndryshuar, Ligjit nr. 9367, datë 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar, VKM nr. 673 datë 16.10.2019 “Për organizimin dhe funksionimin e AKAFPK-së”, Urdhërit të MAS nr.281, datë 06.6.2024 “Për miratimin e planeve mësimore të kulturës së përgjithshme për arsimin e mesëm profesional”, Urdhërit të Drejtorit të AKAFPK-së, nr. 21, datë 13.04.2023 “Për miratimin e Udhëzuesit për procedurat e përzgjedhjes dhe shpërblimit të specialistëve të jashtëm dhe bashkëpunëtorëve në projekte, me kontratë, për realizimin e veprimtarive zhvillimore të AKAFPK-së”, si dhe Procesverbalit të shpalljes së fituesve Prot. 489/31, datë 27.12.2024, shpall konkurrimin për bashkëpunëtorë lidhur me:  Hartimin/ rishikimin e 3 (tre) skeletkurrikulave të AP si më poshtë: 
  1. Hartim i skeletkurrikulës së profilit mësimor “Teknologji automatizimi”, Niveli IV i KSHK, të drejtimit  “Elektroteknikë”.
  2. Rishikim i skeletkurrikulës së profilit mësimor “Riparim të pajisjeve elektronike”, Niveli IV i KSHK, të drejtimit  “Elektroteknikë”.
  3. Rishikim i skeletkurrikulës së profilit mësimor “Modelim”, Niveli III i KSHK, të drejtimit  “Tekstil-konfeksione”.
  1. Kërkesat për rishikuesit e skeletkurrikulave:
2.1. Kërkesa të përgjithshme për rishikuesit e skeletkurrikulave:
  1. Të kenë përvojë si mësimdhënës në arsimin e mesëm parauniversitar ose universitar;
  2. Të kenë përvojë pune në fushën/drejtimin përkatës;
  3. Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup;
  4. Të kenë aftësi për të përdorur literaturë në gjuhë të huaj;
  5. Të përdorin kompjuterin.
2.2. Kërkesa të veçanta për rishikuesit e skeletkurrikulave:
  1. Të kenë mbaruar arsimin e lartë në fushën/drejtimin përkatës;
  2. Të kenë përvojë në hartimin e rishikimin e kurrikulave;
  3. Të kenë përvojë si mësimdhënës në lëndët profesionale të fushës/drejtimit përkatës.
2.3. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
  1. Kërkesë për Aplikim;
  2. CV;
  3. Fotokopje e Diplomës së shkollës së lartë;
  4. Fotokopje të certifikatave të kualifikimeve në fushën përkatëse;
  5. Kopje të dokumentacionit që vërteton kohëzgjatjen e përvojës si mësimdhënës dhe/ose në punë, në fushën/drejtimin/profilin përkatës.
  1. Kontrata me bashkëpunëtorët që do të shpallen fitues do të ketë një kohëzgjatje 3 (tre) mujore, qysh nga data e nënshkrimit të saj. 
  1. Çdo grup pune për hartimin/ rishikimin e skeletkurrikulave do të jetë i përbërë nga 3 ÷ 5 bashkëpunëtorë të shpallur fitues. 
  1. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 7 janar 2025, ora 16:30.
Të gjitha njoftimet lidhur me procedurat e aplikimit do të gjenden në adresën e internetit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve: www.akafp.gov.al Dokumentacioni dërgohet me e-mail në adresën: info.akafp@akafp.gov.al ose dorëzohet në AKAFPK, pranë zyrës së Administratës, në adresën e Agjencisë: Rruga: Mustafa Lleshi, Godina e Thesarit, Kati i tretë , Tiranë Tel. 04 22 37087  Vini re: Nëse aplikoni me e-mail, bashkangjitur, NUK duhet të dërgoni dokumente të ZIP-uara dhe madhësia e dokumentave NUK duhet të kalojë vlerën 2MB, në të kundërt duhet që të shpërndani dokumentat në më shumë se një mesazh aplikimi.