Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), në mbështetje të Ligjit nr.7850, datë 29.07.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, nenet 659, 850 – 876, Ligjit nr.69, datë 21.06.2012, “Për Sistemin Arsimor Para universitar në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Ligjit nr. 15/2017, datë 16.02.2017 “Për Arsimin dhe Formimin Profesional në Republikën e Shqipërisë”, Ligjit nr. 23/2018 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10 247, datë 4.3.2010, “Për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve”, Ligjit nr.9380, datë 28.04.2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, i ndryshuar, Ligjit nr. 9367, datë 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar, VKM nr. 673 datë 16.10.2019 “Për organizimin dhe funksionimin e AKAFPK-së”, Udhëzimit të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI) Nr. 759 datë 30.9.2024, “Për mënyrën e organizimit dhe veprimtarisë, menaxhimin e burimeve njerëzore, përbërjen e njësisë së zhvillimit të institucioneve, ofruesve të AFP-së dhe zhvillimit të vazhduar profesional të personelit”, Udhëzimin e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Nr. 64, datë 20.02.2024, pika 2 e nenit 14/1 të kreut V/1 të këtij Udhëzimi, Rregullores së brendshme e AKAFPK-së me nr. 21, datë 13.04.2023 “Për miratimin e Udhëzuesit për procedurat e përzgjedhjes dhe shpërblimit të specialistëve të jashtëm dhe bashkëpunëtorëve në projekte, me kontratë, për realizimin e veprimtarive zhvillimore të AKAFPK-së”, shpall konkurrimin për specialist të jashtëm me kontratë (trajnerë) lidhur me:
- Vlerësimin e mësimdhënësve të kulturës profesionale kandidatë për kategorinë e kualifikimit “Mësues mjeshtër”, nëpërmjet seancave mësimore të hapura.
- Kërkesat për specialistë të jashtëm/trajnerë për vlerësimin e mësimdhënësve të kulturës profesionale kandidatë për kategorinë e kualifikimit “Mësues mjeshtër”, nëpërmjet seancave mësimore të hapura:
- Të jenë të dipllomuar në arsimin e lartë në nivelin “master” ose të barasvleftshëm me të.
- Të kenë përvojë mësimdhënieje (teorike dhe/ose praktike) në arsimin e mesëm profesional ose në arsimin e lartë.
- Të kenë jo më pak se 5 vite përvojë pune në sektorin e arsimit.
- Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup.
- Të kenë aftësi për të përdorur literaturë në gjuhë të huaj.
- Të zotërojnë zotërojë teknikat e komunikimit elektronik.
- Të kenë përvojë si trajnerë të mësimdhënësve, veçanërisht të atyre të kulturës profesionale në AFP.
- Të kenë aftësi moderuese dhe prezantuese.
- Të kenë përvojë në vëzhgimin e orëve mësimore të hapura të mësimdhënësve të kulturës profesionale në AFP.
- Të jenë angazhuar në trajnime të mëparshme të mësimdhënësve të kulturës profesionale në AFP, mbi “Bazat e didaktikës në AFP”.
- Aplikantët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
- Kërkesën për aplikim (e firmosur nga aplikanti, nëse sillet dorazi).
- Jetëshkrimin (CV) në gjuhën shqipe.
- Fotokopjen e Diplomës së arsimit të lartë.
- Fotokopje të certifikatave të kualifikimeve/trajnimeve të kryera (nëse ka).
- Fotokopje të dokumentave që vërtetojnë angazhimin si trajnerë të mësimdhënësve të kulturës profesionale në AFP.
- Kopje të dokumentave që tregojnë kohëzgjatjen dhe përvojat në punë, sipas kërkesave të mësipërme (fotokopje të librezës së punës, vërtetim nga e-albania dhe/apo çdo dokument tjetër zyrtar që plotëson këtë kërkesë).
- Kandidatët do të renditen dhe do të shpallen fitues, 2 – 4 specialist të jashtëm/trajnerë për vlerësimin e seancave mësimore të hapura, nga lista e aplikantëve, të cilët plotësojnë më mirë kërkesat.
- Kontrata me specialistët e jashtëm/trajnerë që do të shpallen fitues do të ketë një kohëzgjatje 1 (një) mujore, qysh nga data e nënshkrimit të saj.
- Aplikantët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 14 Prill 2024, ora 16:30.