AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE

[ivory-search id=”1574″ title=”test”]

Njoftim i datës 8 Maj 2025 – për shtyrjen e afatit të aplikimit të bashkëpunëtorëve për hartimin e një materiali mësimore për lëndë/modul profesional (në vijim të njoftimit të datës 29 prill 2025)

  1. Për të mbështetur hartimin e materialeve mësimore në mbështetje të lëndëve/moduleve profesionale të Arsimit Profesional, Agjencia Kombëtare e AFP dhe Kualifikimeve kërkon:
  • Bashkëpunëtorë për hartimin e materialeve mësimore të lëndëve/moduleve profesionale:
  • Për lëndën “Teknikat e konstruksioneve për punimet e muraturës, betoneve dhe betonarmesë”, kl.12-68 orë, Niv.III i KSHK, në profilin mësimor “Mirëmbajtje ndërtesash”, të drejtimit mësimor “Ndërtim”. 
  1. Kërkesat për hartuesit e materialet mësimore mbështetës të lëndës profesionale:
2.1. Kërkesa të përgjithshme për bashkëpunëtorët:
  1. Të kenë përvojë si mësimdhënës/instruktorë në arsimin parauniversitar ose universitar dhe/ose përvojë pune në fushën/drejtimin/profilin përkatës;
  2. Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup;
  3. Të kenë aftësi për të përdorur literaturë në gjuhë të huaj;
  4. Të përdorin kompjuterin.
2.2. Kërkesa të veçanta për bashkëpunëtorët:
  1. Të kenë mbaruar arsimin e lartë në fushën/drejtimin përkatës;
  2. Të kenë përvojë në hartimin e materialeve mësimore dhe/ose teksteve shkollore;
  3. Të kenë përvojë më shumë se 3 vjet si mësimdhënës në lëndët/modulet profesionale të drejtimit/profilit përkatës;
2.3. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
  1. Kërkesë për Aplikim (e firmosur nga kandidati, nëse e sjell dorazi);
  2. CV në shqip;
  3. Fotokopje e Diplomës së shkollës së lartë;
  4. Fotokopje të certifikatave të kualifikimeve në drejtimin/profilin përkatës;
  5. Kopje të dokumentacionit që vërteton kohëzgjatjen e përvojës si mësues dhe/ose në punë, në drejtimin/profilin përkatës.
  6. Kontrata me bashkëpunëtorët që do të shpallen fitues do të ketë një kohëzgjatje 2 (dy) mujore, qysh nga data e nënshkrimit të saj. 
  1. Çdo grup pune për hartimin e materialeve mësimore mbështetëse do të jetë i përbërë nga 3 ÷ 5 bashkëpunëtorë të shpallur fitues. 
  1. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 14 Maj 2025, ora 16:30.
Të gjitha njoftimet lidhur me procedurat e aplikimit do të gjenden në adresën e internetit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve: www.akafp.gov.al Dokumentacioni dërgohet me e-mail në adresën: info.akafp@akafp.gov.al ose dorëzohet në AKAFPK, pranë zyrës së Administratës, në adresën e Agjencisë: Rruga: Mustafa Lleshi, Godina e Thesarit, Kati i tretë , Tiranë Tel. 04 22 37087  Vini re: Nëse aplikoni me e-mail, bashkangjitur, NUK duhet të dërgoni dokumente të ZIP-uara dhe madhësia e dokumentave NUK duhet të kalojë vlerën 2MB, në të kundërt duhet që të shpërndani dokumentat në më shumë se një mesazh aplikimi.