Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), në mbështetje të Ligjit nr.7850, datë 29.07.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, nenet 659, 850 – 876, Ligjit nr.69, datë 21.06.2012, “Për Sistemin Arsimor Para universitar në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Ligjit nr. 15/2017, datë 16.02.2017 “Për Arsimin dhe Formimin Profesional në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Ligjit nr. 23/2018 Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10 247, datë 4.3.2010, “Për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve” Ligji nr.9380, datë 28.04.2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, i ndryshuar, Ligjit nr. 9367, datë 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar, VKM nr. 673 datë 16.10.2019 “Për organizimin dhe funksionimin e AKAFPK-së”, Urdhërit të Drejtorit të AKAFPK-së, nr. 21, datë 13.04.2023 “Për miratimin e Udhëzuesit për procedurat e përzgjedhjes dhe shpërblimit të specialistëve të jashtëm dhe bashkëpunëtorëve në projekte, me kontratë, për realizimin e veprimtarive zhvillimore të AKAFPK-së”, shpall konkurrimin për specialistë të jashtëm me kontratë (bashkëpunëtorë) lidhur me:
- Hartimin e 1 (një) skeletkurrikuli të AP si më poshtë:
- Hartimin e skeletkurrikulit të profilit mësimor “Administrim biznesi”, Niveli IV i KSHK.
- Kërkesat për hartuesit e skeletkurrikulit:
- Të kenë aftësi komunikuese me shkrim dhe me gojë;
- Të kenë aftësi të mira të punës në grup;
- Të përdorin programet bazë të kompjuterit;
- Të zotërojnë teknikat e komunikimit elektronik;
- Të përdorin literaturë në gjuhë të huaj;
- Të kenë mbaruar arsimin e mesëm ose të lartë në fushën përkatëse;
- Të kenë përvojë pune në fushën/drejtimin/profilin përkatës;
- Të kenë përvojë në hartimin dhe rishikimin e kurrikulave;
- Të kenë përvojë si mësimdhënës, të paktën 3 vitet e fundit, në teori dhe/ose praktikë profesionale të drejtimit/profilit përkatë
- Kërkesë për aplikim, referuar njoftimit përkatës për aplikim;
- CV në shqip;
- Fotokopje e dokumenteve të diplomimit/Certifikimit që vërtetojnë kualifikimin përkatës;
- Fotokopje të certifikatave të kualifikimeve në fushën/drejtimin/profilin përkatëse;
- Kopje të dokumentacionit zyrtar që vërteton kohëzgjatjen e përvojës në punë, në fushën përkatëse (mësimdhënie dhe/ose në punë), në fushën/drejtimin/profilin përkatës (fotokopje të librezës së punës, vërtetim nga e-albania dhe/apo çdo dokument tjetër zyrtar që plotëson këtë kërkesë). Kontrata me bashkëpunëtorët që do të shpallen fitues do të ketë një kohëzgjatje 1 (një) mujore, qysh nga data e nënshkrimit të saj.
- Grupi i punës për hartimin e skeletkurrikulit do të jetë i përbërë nga 3 ÷ 5 bashkëpunëtorë të shpallur fitues.
- Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 18 qershor 2025, ora 16:30.