AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE

[ivory-search id=”1574″ title=”test”]

Njoftim i dates 15 korrik 2025 – KËRKOHEN SPECIALISTË TË JASHTËM PËR VALIDIMIN E SKELETKURRIKULAVE TË KUALIFIKIMEVE PROFESIONALE TË MËPOSHTME

mbështetje të neneve 659, 850 – 876 të Ligjit nr. 7850, datë 29.07.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, të Ligjit nr. 69, datë 21.06.2012, “Për Sistemin Arsimor Parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, të Ligjit nr. 15/2017, datë 16.02.2017 “Për Arsimin dhe Formimin Profesional në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, të Ligjit nr. 10247, datë 04.03.2010 “Për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve”, i ndryshuar, të Ligjit nr. 9380, datë 28.04.2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, i ndryshuar, të Ligjit nr. 9367, datë 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar, të VKM-së nr. 673 datë 16.10.2019 “Për organizimin dhe funksionimin e AKAFPK-së”, si dhe të Urdhrit nr. 21, nr. prot 113/1, datë 13.04.2023, “Për miratimin e Udhëzuesit “Për procedurat e përzgjedhjes dhe shpërblimit të specialistëve të jashtëm dhe bashkëpunëtorëve në projekte, me kontratë për realizimin e veprimtarive zhvillimore të AKAFPK”, shpall konkurrimin për specialistë të jashtëm, lidhur me kualifikimet e mëposhtme profesionale: Eknonomi – biznes:
  1. Skeletkurrikuli për kualifikimin profesional “Administrim biznesi”, 4 vjeçar, Niveli IV i KSHK-së.
  2. Skeletkurrikuli për kualifikimin profesional “Shërbime bankare”, 2 vjeçar, Niveli IV i KSHK-së. 
Mekanikë:
  1. Skeletkurrikuli për kualifikimin profesional “Mirëmbajtje dhe riparime mekanike”, 1 vjeçar, Niveli III i KSHK-së.
  2. Skeletkurrikuli për kualifikimin profesional “Mekanikë”, 1 vjeçar, Niveli IV i KSHK-së. 
  Shërbime sociale dhe shëndetësore:
  1. Skeletkurrikuli për kualifikimin profesional “Shërbime kujdesi për fëmijë”, 1 vjeçar, Niveli III i KSHK-së.
  2. Skeletkurrikuli për kualifikimin profesional “Shërbime kujdesi për të moshuar”, 1 vjeçar, Niveli III i KSHK-së.
  3. Skeletkurrikuli për kualifikimin profesional “Shërbime kujdesi për të moshuar”, 4 vjeçar, Niveli IV i KSHK-së. 
Bujqësi:
  1. Skeletkurrikuli për kualifikimin profesional “Agroturizëm”, 2 vjeçar, Niveli IV i KSHK-së.
  2. Skeletkurrikuli për kualifikimin profesional “Bujqësi”, 1 vjeçar, Niveli IV i KSHK-së.
  3. Skeletkurrikuli për kualifikimin profesional “Teknologji bujqësore”, 2 vjeçar, Niveli IV i KSHK-së. 
Tekstil konfeksione:
  1. Skeletkurrikuli për kualifikimin profesional “Modelim”, 1 vjeçar, Niveli III i KSHK-së.
  2. Skeletkurrikuli për kualifikimin profesional “Tekstil konfeksione”, 1 vjeçar, Niveli IV i KSHK-së. 
Teknologji informacioni dhe komunikimi;
  1. Skeletkurrikuli për kualifikimin profesional “Mbështetje për përdorimin e sistemeve të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit”, 2 vjeçar, Niveli V i KSHK-së.
  2. Skeletkurrikuli për kualifikimin profesional “Teknologji informacioni dhe komunikimi”, 2 vjeçar, Niveli II i KSHK-së. 
Elektroteknikë dhe Elektronikë:
  1. Skeletkurrikuli për kualifikimin profesional “Teknologji automatizimi”, 2 vjeçar, Niveli IV i KSHK-së.
  2. Skeletkurrikuli për kualifikimin profesional “Elektroteknikë”, 1 vjeçar, Niveli IV i KSHK-së.
  3. Skeletkurrikuli për kualifikimin profesional “Riparim i pajisjeve elektronike”, 2 vjeçar, Niveli IV i KSHK-së. 
Hoteleri turizëm:
  1. Skeletkurrikuli për kualifikimin profesional “Hoteleri-Turizëm”, 1 vjeçar, Niveli IV i KSHK-së. 
Pyje:
  1. Skeletkurrikuli për kualifikimin profesional “Silvikulturë”, 2 vjeçar, Niveli IV i KSHK-së.
  Grupet e punës do të angazhohen për të validuar skeletkurrikulat e kualifikimeve profesionale, duke u bazuar në kriteret përkatëse. Grupet e punës duhet të paraqiten pranë AKAFPK-së, për të zhvilluar takimet e përbashkëta dhe të japin kontribut aktiv. Grupet e punës duhet të përbëhen nga 3-4 anëtarë. Ky angazhim do të realizohet për një periudhë  me kohëzgjatje 2 (dy) javore. Kandidatët për validimin e skeletkurrikulave, të kualifikimeve profesionale të sipër përmendura, duhet të plotësojnë respektivisht këto kritere:
  • Të mos kenë qenë pjesë e grupeve të punës për hartimin e këtyre dokumenteve.
  • Kërkesa të përgjithshme:
  1. Të kenë minimalisht arsimin e mesëm dhe një kualifikim në fushën përkatëse profesionale;
  2. Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup;
  3. Të kenë aftësi për të përdorur literaturë në gjuhë të huaj;
  4. Të përdorin kompjuterin.
  • Kërkesa të veçanta për validuesit e standardit të profesionit:
– Ekspertë të biznesit: Të kenë të paktën 3 vite përvojë pune në fushën profesionale përkatëse. – Mësimdhënës: Të kenë të paktën 3 vitet e fundit përvojë pune në mësimdhënie në fushën profesionale të kërkuar.
  • Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
  1. Kërkesë për Aplikim;
  2. CV;
  3. Fotokopje e Diplomës së arsimit të përfunduar;
  4. Dokument që vërteton kohëzgjatjen e përvojës në punë (fotokopje e librezës së punës/vërtetim pune/deklarata e kontributeve nga e-albania) në fushën përkatëse;
  5. Për mësimdhënësit duhet një vërtetim nga institucioni për lëndën/ët që jep dhe kohëzgjatjen;
  6. Fotokopje të dokumenteve që tregojnë kryerjen e kualifikimeve, trajnimeve dhe specializimeve të ndryshme (nëse disponohen).
Kujdes: Dokumentacioni duhet të jetë i qartë dhe lehtësisht i lexueshëm. Mosparaqitja e plotë e dokumenteve sjell s’kualifikim të kandidatit. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 21.07.2025., ora 16.30  Aplikuesit do të vlerësohen në bazë të dokumentacionit të dorëzuar, në përputhje me kërkesat e këtij njoftimi dhe fituesit do të njoftohen brenda 5 ditësh (kalendarike) nëpërmjet email-it. Të gjitha njoftimet lidhur me procedurat e aplikimit do të gjenden në adresën e internetit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve www.akafp.gov.al. Dokumentacioni dorëzohet: – pranë zyrave të AKAFPK-së, në adresën: rruga “Mustafa Lleshi”, Godina e Thesarit, Kati i tretë, Tiranë; – në formë elektronike në email-in: info.akafp@akafp.gov.al.