AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE

[ivory-search id=”1574″ title=”test”]

Njoftim i dates 19 Shtator 2025 – PËR BASHKËPUNËTORË NË RISHIKIMIN E DOKUMENTIT TË STANDARDIT TË PROFESIONIT “MËSIMDHËNËS TË KULTURËS PROFESIONALE NË ARSIMIN DHE FORMIMIN PROFESIONAL”

Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), në mbështetje të Ligjit nr.7850, datë 29.07.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, nenet 659, 850 – 876, Ligjit nr.69, datë 21.06.2012, “Për Sistemin Arsimor Para universitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Ligjit nr. 15/2017, datë 16.02.2017 “Për  Arsimin dhe Formimin Profesional në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Ligjit nr. 23/2018 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10247, datë 04.03.2010, “Për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve”, Ligjit nr.9380, datë 28.04.2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, i ndryshuar, Ligjit nr. 9367, datë 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar, VKM nr. 673 datë 16.10.2019 “Për organizimin dhe funksionimin e AKAFPK-së”, i ndryshuar, Rregullores së brendshme të AKAFPK-së me nr. 21 dt.13.04.2023, “Për përzgjedhjen dhe shpërblimin e specialistëve të jashtëm me kontratë për realizimin e veprimtarive zhvillimore në fushën e AFP-së”, shpall konkurrimin për bashkëpunëtorë lidhur me:  
  1. Rishikimin e dokumentit të standardit të profesionit “Mësimdhënës të kulturës profesionale në AFP”.
 
  1. Kërkesat për rishikuesit e dokumentit të standardit të profesionit “Mësimdhënës të kulturës profesionale në AFP:
  2.1. Kërkesa të përgjithshme:
  1. Të jenë të diplomuar në arsimin e lartë në nivelin “master” ose të barasvleftshëm me të.
  2. Të kenë përvojë mësimdhënieje (teorike dhe/ose praktike) në arsimin e mesëm profesional ose në arsimin e lartë.
  3. Të kenë jo më pak se 5 vite përvojë pune në sektorin e arsimit.
  4. Të kenë aftësi komunikuese me shkrim dhe me gojë.
  5. Të kenë aftësi të punës në grup.
  6. Të përdorin programet bazë të kompjuterit.
  7. Të zotërojnë teknikat e komunikimit elektronik.
  8. Të përdorin literaturë në gjuhë të huaj.
  2.2. Kërkesa të veçanta për bashkëpunëtorët:
  1. Të kenë përvojë si trajnerë të mësimdhënësve, veçanërisht të atyre në AFP;
  2. Të kenë përvojë në përgatitjen e programeve dhe materialeve të trajnimit të mësimdhënësve të AFP-së.
  3. Të jenë angazhuar në projekte dhe programe për zhvillimin e vazhduar profesional të mësuesve.
 
  1. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
  2. Kërkesën për aplikim referuar njoftimit përkatës për aplikim.
  3. Jetëshkrimin (CV) në gjuhën shqipe.
  4. Fotokopje të dokumenteve të diplomimit/certifikimit që vërtetojnë kualifikimin përkatës.
  5. Kopje të dokumentave zyrtare që vërtetojnë kohëzgjatjen e përvojës në punë, në fushën përkatëse (fotokopje të librezës së punës, deklarata e kontributeve nga e-albania, dhe/apo çdo dokument tjetër zyrtar që plotëson këtë kërkesë).
  6. Fotokopje të dokumenteve që vërtetojnë angazhimet e tjera (sipas kërkesave të pikave 2).
  7. Fotokopje të dokumenteve që tregojnë kryerjen e kualifikimeve, trajnimeve dhe specializimeve të ndryshme apo angazhimeve të tjera (nëse disponohen).
 
  1. Kontrata me bashkëpunëtorët që do të shpallen fitues do të ketë kohëzgjatje 1 (një) mujore, që nga data e nënshkrimit të saj.
 
  1. Grupi i punës për rishikimin e dokumentit të Standardit të profesionit “Mësimdhënës të kulturës profesionale në AFP”, do të jetë i përbërë nga 4 ÷ 6 bashkëpunëtorë të shpallur fitues dhe do të zhvillojë të paktën 3 (tre) takime me prezencë fizike në mjediset e AKAFPK-së.
 
  1. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 25 shtator 2025, ora 16:30.
  Të gjitha njoftimet lidhur me procedurat e aplikimit do të gjenden në adresën e internetit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve: www.akafp.gov.al Dokumentacioni dërgohet me e-mail në adresën: info.akafp@akafp.gov.al ose dorëzohet në AKAFPK, pranë zyrës së Administratës, në adresën e Agjencisë: Rruga: Mustafa Lleshi, Godina e Thesarit, Kati i tretë , Tiranë Tel. 04 22 37087   Vini re: Nëse aplikoni me e-mail, bashkangjitur, NUK duhet të dërgoni dokumente të ZIP-uara dhe madhësia e dokumentave NUK duhet të kalojë vlerën 2MB, në të kundërt duhet që të shpërndani dokumentat në më shumë se një mesazh aplikimi.   Mosparaqitja e plotë e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.