AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE

[ivory-search id=”1574″ title=”test”]

Njoftim i dates 22 shtator 2025 – për bashkëpunëtorë për hartimin/rishikimin e 2 programeve të kurseve të unifikuara të formimit profesional

Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), në mbështetje të Ligjit nr.7850, datë 29.07.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, nenet 659, 850 – 876, Ligjit nr.69, datë 21.06.2012, “Për Sistemin Arsimor Para universitar në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Ligjit nr. 15/2017, datë 16.02.2017 “Për  Arsimin dhe Formimin Profesional në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Ligjit nr. 23/2018 Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10 247, datë 04.03.2010, “Për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve” Ligji nr.9380, datë 28.04.2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, i ndryshuar, Ligjit nr. 9367, datë 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar, VKM nr. 673 datë 16.10.2019 “Për organizimin dhe funksionimin e AKAFPK-së”, Urdhërit të Drejtorit të AKAFPK-së, nr. 21, datë 13.04.2023 “Për miratimin e Udhëzuesit për procedurat e përzgjedhjes dhe shpërblimit të specialistëve të jashtëm dhe bashkëpunëtorëve në projekte, me kontratë, për realizimin e veprimtarive zhvillimore të AKAFPK-së”, shpall konkurrimin për bashkëpunëtorë lidhur me:  Për të mbështetur hartimin/rishikimin e Programeve të Kurseve të Unifikura, të formimit profesional, Agjencia Kombëtare e AFP dhe Kualifikimeve kërkon:  Bashkëpunëtorë për hartimin e një Programi Kursi të Unifikuar:
  • Program i kursit të unifikuar “Fotografi digjitale”.
Bashkëpunëtorë për rishikimin e një Programi Kursi të Unifikuar:
  • Program i kursit të unifikuar “Shërbime në bujtina”.
  1. Kërkesat për hartuesit/rishikuesit e Programeve të Kurseve të Unifikuara të FP:
1.1. Kërkesa të përgjithshme për bashkëpunëtorët:
  1. Të kenë përvojë si mësimdhënës/ instruktorë në kurset e formimit profesional ose në arsimin e mesëm profesional.
  2. Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup.
  3. Të kenë aftësi për të përdorur literaturë në gjuhë të huaj.
  4. Të përdorin kompjuterin.
1.2. Kërkesa të veçanta për bashkëpunëtorët:
  1. Të kenë mbaruar arsimin e lartë në kualifikimin profesional përkatës ose shkollën e mesme profesionale në fushën përkatëse.
  2. Të kenë përvojë në hartimin e kurrikulave/ programeve të kurseve.
  3. Të kenë jo më pak se 3 vjet përvojë si mësimdhënës/ instruktor në kualifikimin profesional përkatës.
  4. Të kenë jo më pak se 3 vjet përvojë pune në profesionin përkatës.
1.3. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
  1. Kërkesë për Aplikim (e firmosur nga kandidati, nëse e sjell dorazi).
  2. CV në shqip.
  3. Fotokopje e Diplomës së shkollës së lartë ose të mesme profesionale.
  4. Fotokopje të certifikatave të kualifikimeve profesionale në fushën përkatëse.
  5. Kopje të dokumentacionit që vërteton kohëzgjatjen e përvojës si mësimdhënës dhe/ose në punë, në fushën përkatëse. 
  1. Kontrata me bashkëpunëtorët që do të shpallen fitues do të ketë një kohëzgjatje 1.5 (një presje pesë) mujore, qysh nga data e nënshkrimit të saj. 
  1. Çdo grup pune për hartimin/rishikimin e Programeve të Kurseve të Unifikuara të Formimit profesional do të jetë i përbërë nga 3 ÷ 5 bashkëpunëtorë të shpallur fitues. 
  1. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 30 shtator 2025, ora 16:30.
Të gjitha njoftimet lidhur me procedurat e aplikimit do të gjenden në adresën e internetit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve: www.akafp.gov.al Dokumentacioni dërgohet me e-mail në adresën: info.akafp@akafp.gov.al ose dorëzohet në AKAFPK, pranë zyrës së Administratës, në adresën e Agjencisë: Rruga: Mustafa Lleshi, Godina e Thesarit, Kati i tretë , Tiranë Tel. 04 22 37087  Vini re: Nëse aplikoni me e-mail, bashkangjitur, NUK duhet të dërgoni dokumente të ZIP-uara dhe madhësia e dokumenteve NUK duhet të kalojë vlerën 2MB, në të kundërt duhet që të shpërndani dokumentet në më shumë se një mesazh aplikimi.