AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE

[ivory-search id=”1574″ title=”test”]

Njoftim i dates 6 Tetor 2025-për bashkëpunëtorë për rishikimin e 10 (dhjetë) programeve të kurseve të unifikuara të formimit profesional

Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), në mbështetje të Ligjit nr.7850, datë 29.07.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, nenet 659, 850 – 876, Ligjit nr.69, datë 21.06.2012, “Për Sistemin Arsimor Para universitar në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Ligjit nr. 15/2017, datë 16.02.2017 “Për  Arsimin dhe Formimin Profesional në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Ligjit nr. 23/2018 Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10 247, datë 04.03.2010, “Për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve”, i ndryshuar Ligji nr.9380, datë 28.04.2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, i ndryshuar, Ligjit nr. 9367, datë 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar, VKM nr. 673 datë 16.10.2019 “Për organizimin dhe funksionimin e AKAFPK-së”, Urdhërit të Drejtorit të AKAFPK-së, nr. 21, datë 13.04.2023 “Për miratimin e Udhëzuesit për procedurat e përzgjedhjes dhe shpërblimit të specialistëve të jashtëm dhe bashkëpunëtorëve në projekte, me kontratë, për realizimin e veprimtarive zhvillimore të AKAFPK-së”, shpall konkurrimin për bashkëpunëtorë lidhur me: 
  1. Rishikimin e Programeve të 10 (dhjetë) Kurseve të Unifikura të Formimit Profesional (FP), si më poshtë:
  2. Program i kursit të unifikuar “Punime ndihmëse hekurkthimi, karpenterie dhe betonimi”.
  3. Program i kursit të unifikuar “Punime ndihmëse në shtrim dhe veshje me pllaka”.
  4. Program i kursit të unifikuar “Punime ndihmëse në muratim dhe suvatime”.
  5. Program i kursit të unifikuar “Punime ndihmëse gipsi, patinime dhe lyerje”.
  6. Program i kursit të unifikuar “Punime ndihmëse në veshje fasadash”.
  7. Program i kursit të unifikuar “Punime ndihmëse në ndërtim çatie dhe tarrace”.
  8. Program i kursit të unifikuar “Përgatitja e ushqimeve në bujtina dhe restorante”.
  9. Program i kursit të unifikuar “Shërbimi i ushqimeve dhe pijeve në restorant”.
  10. Program i kursit të unifikuar “Shërbime pastrimi në mjediset e hotelit dhe lavanderi”.
  11. Program i kursit të unifikuar “Menaxhimi i vendit, logjistikës dhe stafit të eventit”. 
  1. Kërkesat për rishikuesit e Programeve të Kurseve të Unifikuara të FP:
2.1. Kërkesa të përgjithshme për bashkëpunëtorët:
  1. Të kenë aftësi komunikuese me shkrim dhe me gojë;
  2. Të kenë aftësi të punës në grup;
  3. Të përdorin programet bazë të kompjuterit;
  4. Të zotërojnë teknikat e komunikimit elektronik;
  5. Të përdorin literaturë në gjuhë të huaj.
2.2. Kërkesa të veçanta për bashkëpunëtorët:      
  1. Të kenë mbaruar arsimin e mesëm ose të lartë në fushën përkatëse profesionale;
  2. Të kenë përvojë në hartimin e kurrikulave/programeve të kurseve;
  3. Të kenë jo më pak se 3 (tre) vjet përvojë si mësimdhënës/instruktor në kualifikimin profesional përkatës;
  4. Të kenë jo më pak se 3 (tre) vjet përvojë pune në profesionin përkatës.
2.3. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
  1. Kërkesë për Aplikim (e firmosur nga kandidati, nëse e sjell dorazi);
  2. CV në shqip;
  3. Fotokopje e Diplomës së shkollës së lartë ose të mesme profesionale;
  4. Fotokopje të certifikatave të kualifikimeve profesionale në fushën përkatëse;
  5. Kopje të dokumentacionit që vërteton kohëzgjatjen e përvojës si mësimdhënës/instruktor dhe/ose në punë, në fushën përkatëse. 
  1. Kontrata me bashkëpunëtorët që do të shpallen fitues do të ketë një kohëzgjatje 1.5 (një presje pesë) mujore, qysh nga data e nënshkrimit të saj. 
  1. Çdo grup pune për rishikimin e Programeve të Kurseve të Unifikuara të Formimit Profesional do të jetë i përbërë nga 3 ÷ 5 bashkëpunëtorë të shpallur fitues. 
  1. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 10 tetor 2025, ora 14:00.
Të gjitha njoftimet lidhur me procedurat e aplikimit do të gjenden në adresën e internetit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve: www.akafp.gov.al Dokumentacioni dërgohet me e-mail në adresën: info.akafp@akafp.gov.al ose dorëzohet në AKAFPK, pranë zyrës së Administratës, në adresën e Agjencisë: Rruga: Mustafa Lleshi, Godina e Thesarit, Kati i tretë, Tiranë, Tel. 04 22 37087